29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

183 Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe metafizikës

së personazhit

hir të ndikimit ideopolitik. Në këtë barazim të mikrostrukturës

dhe makrostrukturës do të zbulojmë pamfletin politik të

kamufluar në petkun artistik. Sipas strukturës së këtyre

trekëndëshave, s’kemi si t’u reshtemi përcaktimeve politike të

lexuesit. Ky lexues i ndërkyer shqiptar gjithnjë është më i

rrezikuari, sepse në këndin e përcaktuar të tij vazhdimisht bie

faji, tradhëtia, e të gjitha rreziqet politike, të qena e të paqena.

Përbindëshi socialist duhet të stisë rreziqet të

dimensioneve historikoideologjike, mitike, gjithëevropiane, për

t’i shpërndarë në të gjitha anët e atdheut të shqiptarëve. Ashtu

siç dalin nga përralla edukative: ujku, lugati, shtriga, e të tjerë

gogolë, për të kaluar tërë natën tek shtrati i fëmijës së

pagjumshëm. Koalicioni i ujkut, lugatit, shtrigës dhe gogolëve

të tjerë me prindërit e fëmijës synojnë frikën kurative. Të

njëjtin koalicion e bëjnë shkrimtarët ideologjikë me të gjithë

armiqtë e ndërgjegjes kombëtare, morale, sociale, që populli

të bëjë gjumin shpirtëror sa më të thellë.

Në kohën tonë është pranuar definimi i gabuar

psikologjik se shenja idiomatike, e konsoliduar në ndërgjegjen

njerëzore, përcakton ndërdijen. Që nga “Iliada” e Homerit e

deri tek “Përbindëshi” i Ismail Kadaresë, në trekëndëshin e

strukturimit letrar, Kali i Trojës e ka provokuar psiqiken

kolektive. Forca sugjestive e kësaj figure gjigante, qyshë në

tekstet parahomeriane, qëndronte para dyerve të Trojës, duke

pritur cila do të jetë entropia që do t’ia hapë dyert e natës së

krimit. Në “Iliadën” e Homerit u caktua entropia psiqike e

referencës politike të figurës, duke e shpërbërë metagjuhën e

paanshme të teksteve të vjetra parahomeriane. Me entropinë

funksionale të përcaktimit politik Kali i Trojës arriti para dyerve

të kryeqytetit shqiptar.

Ne, ende s’mund ta konstatojmë, se e din apo jo

shkrimtari i “Përbindëshit” mendimin e Jungut mbi “lejtmotivin

e njeriut bashkëkohor”, i cili tashmë e ka humbur aftësinë të

komunikojë me figurat mitologjike, po edhe me Kalin e Trojës:

“Sa më shumë të rritet tek njeriu aftësia e të kuptuarit, po aq

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!