29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

201 Evrodemokracia s’e kuptoi gjuhën e disidencës

këndi A = shkrimtari, socializmi, animizimi politik i fjalës ...

këndi B = personazhi, entropia predikative, aplikimi politik i

fjalës ...

këndi C = lexuesi, punëtori, kuptimi politik i fjalës ...

Të gjithë krijuesit e letërsisë e të lëmive të tjera, me të

drejtën e të pashpresit, e kuptuan këtë trekëndësh, jo vetëm si

model të procedimit, por njëherit e konsideruan edhe mbyllje

të derës së fundit të historisë. Të mendohej se ekziston diç

tjetër përtej këtij trekëndëshi ishte herezi apokaliptike. Askush

më, nuk besonte në ndodhjen e mrekullisë.

Mrekullia ndodhi për habinë e të gjithëve. S’është e

rrugës të konstatojmë si ndodhi mrekullia, pse ndodhi, sa

ndodhi. Bota për herë të parë në historinë e saj po veneron

me habi miturake eksperimentin e çvendosjes së totalitarizmit

dhe nisjes së gjysmës së botës drejt demokracisë së

papërjetuar. Njerëzimi po dilte nga pushteti i faraonëve për t’u

nisur drejt lirisë së premtuar. Por njeriu më së vështiri e ka të

dalë nga inzhinieringu gjenetik. Sot bota, ajo që e quan veten

demokratike, duhet të kuptojë se Mihail Gorbaçovi dëshiroi

vetëm disa reforma të pjesëshme; disa renovime në

socializëm, në mënyrën që ta modernizojë, ta forcojë po atë

socializën rus që e kishte marrë trashëgim. Ai nuk e kishte as

idenë as përvojën, se një nismë të vogël të këtij eksperimenti

e kishte bërë dikur edhe Hrushovi por vet ai u detyrua ta

ndalojë këtë eksperiment, kur e pa inercionin e kësaj nisme.

Për çudinë e të gjithë atyre që e njohin Gorbaçovin çuditën me

demagogjinë e tij. Sot kur më s’ka shpresë pushteti, deklaroi:

“Socializmi ka qenë një utopi”. Sikur kështu të kishte menduar

gjithmonë, as teoretikisht as praktikisht s’do të kishte arritur

funksione partiake në një hierarki aq burokratike. Ai don t’u

prijë të gjithë disidentëve të paqenë në totalitarizmin

ideokomunist.

“Disidenti” më i njohur i totalitarizmave të lindjes,

Aleksandër Solzhenicin, pas njëzet vjetësh qëndrimi në

demokracinë perëndimore, ka shprehur vullnetin të kthehet në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!