29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

78

Bibla do ta paguajë aventurën e vet me lektisje për t’ u kthyer

në pafajsinë e parë, në grigjen e pafajshme politike, por pa iu

rreshtur kurrë nofkës së mëkatit politik.

Metafizika e këtij trekëndëshi synon ndikimin e

menjëhershëm; synon ngurëzimin total të ambientit. Lëvizjet

brenda këtij trekëndëshi do ta kontaminojnë gjithë hapsirën.

Vetëm zodiaku i harmonisë së çastit, shumë rrallë, në

letërsinë e përbotshme, arrin t’i shpëtojë këtij trekëndëshi

apokrif. Instikti i gjeniut s’ka pretendime për ndikim të

rrëmbyeshëm e autoritativ, por edhe instikti i gjeniut nuk mund

t’i shpëtojë krejtësisht këtij rrëmbimi. Dostojevski, ta zëmë, për

disa çaste, ka mundë t’i shpëtojë zonës së rrezikshme të

trekëndëshit ideor. Në fillim të veprës “Krimi dhe dënimi”,

shkrimtari lektis ta shpëtojë Rodion Romanoviqin nga

humnera e ëndrrës së determinimit fatal. Rodion Romanoviq,

përkundër vullnetit të Dostojevskit, përherë ka mbetur në

zonën e ëndrrës satanike jashtë trekëndëshit ideor.

Funsksionin e këtij trekëndëshi tek Dostojevski, në kontura të

zbehta, e fillon një “vizion i dobët klerikal e patriotik”. I gjithë

zodiaku i rreshtimit të veglave të vrasjes arrin pajtimin absolut

për realizimin e krimit. Para këtij rreshtimi shkrimtari stepet i

pafuqishëm, ndërsa Raskolnikovi udhëhiqet nga ëndërra

fatale. Dostojevski s’mund të ndikojë më në këtë konstelacion

as për hir të religjionit, as për hir të politikës, as për hir të

atdheut. Raskolnikovi vepron vetëm si medium i marrëveshjes

absolute - i dirigjuar nga fuqia e instiktit. Jo vetëm

Raskolnikovi, por të gjitha veglat e krimit lëvizin drejt erës së

gjakut. Raskolnikovi i ëndërrës s’mund të kontaktojë më, për

asnjë moment, me logjikën monotone të realitetit.

Dostojevski bëhet i pafuqishëm t’i vendosë brenda

trekëndëshit patriotik konstelacionet e rreshtuara nga forca

supreme për të realizuar krimin e pashmangshëm e krejtësisht

fatal.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!