29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

S’dihet për cilën, nga këto karakteristika apo për të

gjitha së bashku, poeti rus (sllav) Nikollai, me lot në sy pat

deklaruar: “Kur e lexova Migjenin qava pse nuk e kisha njohur

para dyzet vitesh”. Nuk e dijmë se për cilin poet tjetër shqiptar

do të kishte qajtur kaq mallëngjyeshëm poeti sllav.

Malësori i Migjenit fashitet, deri në sjellje tragjikokomike,

para nëpunësit të zyrës, për njëzet e pesë kilogram

misër - si antinomi sociopsikologjike e psudoshqiptarit folklorik

të “hipertrofuar” patriotikisht nga Gjergj Fishta. Më ngushtë se

në kohën e Migjenit, shkrimtari i vjetër, Pjetër Bogdani, i

paraqet kelmendasit e tij, kur në atë dimër të vështirë hanin

lëvore drunjësh sepse ndofta në kohën e Bogdanit nuk pat në

Shkodër një zyrë për shpërndarjen e misrit! Pjetër Bogdani,

malësorët e tij, nuk i zbriti në Shkodër për të marrë misër,

mbase edhe bëri keq! Bogdani kurrë s’e kishte parafolur atë

më të keqen se me relacionet e tij, me poezitë aq të dashura,

e më në fund me “Çetën e profetëve” nën sjetull, do të zbresë

para dikasterit të një shkrimtari pseudoblasfemist.

Në letërsinë tonë, pa më të voglin hezitim të nxënësit e

shkollës fillore, e deri tek studiuesit për Migjenin, është

mohuar “krenaria e rrejshme” në skenën morale të malësorit

shqiptar. Kësaj i ndihmon guximi i Migjenit që në Shkodër të

shpallë legal prostitucionin seksual - komercial, kur në

Gjirokastër Ramiz Kurti i Ismail Kadaresë vret një italiane të

gjorë të shtëpisë publike për ta shpëtuar sedrën familjare.

Ramiz Kurti, Gjirokastrit, e mbron me vrasjen jashtë kanunore

moralin e vet patriarkal, kur në të njëjtën kohë, në veri të

Shqipërisë, Lukja e Shkodrës e shiste moralin patriarkal aq lirë

e aq publikisht. Përkundër këtij morali të dyfishtë të gjithë

studiuesit e letërsisë e pranojnë realitetin e prokurorit të

letërsisë shqipe.

Sa do t’i ketë pëlqyer intimisht Migjenit kjo detyrë që ia

ngarkuan studiuesit mjerakë ne s’mund të konstatojmë, por ky

mendim na vën para supozimit: çdo të kishte ndodhur me

Migjenin po ta kishte përjetuar fizikisht socrealizmin shqiptar?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!