29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

Ekzorciusi politik

76

Letërsia ideokomuniste duke i shfrytëzuar të gjitha

përvojat totalitare “e zgjidhi dilemën e shekullit të Rusosë” në

mënyrën më rutinore: ngurosi shkrimtarin - lexuesin -

protagonistin në trekëndëshin metafizik. Ky trekëndësh, në të

gjitha interpretimet ishte i determinuar të japë të njëjtin rezultat

ideologjik.

Në të gjitha shtetet ideokomuniste ky trekëndësh letrar

u bë masë e vetme e të gjitha rezultateve ideoletrare, si

ristrukturim i diakronisë dhe sinkronisë. Faktorët më

tradicionalë, si religjioni, morali, folklori, patriotizmi, sipas

marrëveshjes tematike, heshtazi, filluan të mënjanohen në

pozita sekondare. Ato e kishin sosur misionin e tyre historik.

Për shkaqe fort të kuptueshme, kjo letërsi socrealiste i është

rreshtur terrenit më sizmik - terrenit të tipologjisë. Në fillim të

këtij procedimi të ideostrukturimit, sistemi politik i përvetësoi

shënjuesit gjuhësorë si zëvendësim të tipologjisë.

Keqpërdorimi i ligjeve sintaktike krijoi trekëndëshin literam,

sipas modelit të lashtë sintaktik: subjekti - predikati –

objekti 1)

që në letërsi do të lexohet: shkrimtari - protagonisti -

lexuesi. Duke u nisur nga fillet e sockomunizmit, gati një

shekull të vjetër, në studimet historikoletrare, teorikoletrare,

kritikoletrare apo nga krijimtaria artistikoletrare, nga

1) Nga Aristoteli e këtej fjali bazike është konsideruar fjalia

trielementëshe: Subjekti-Predikati-Objekti. Fjalia tridimensionale me

predikat pasiv , përkundër përpjekjeve, nuk arritj të hyjë në

strukturën gjuhësore. Struktura e fjalisë biodemokratike amerikane e

arriti strukturimin tredimenzional me predikat neutral.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!