29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

319 Perënditë prapë kishin etje

Perënditë prapë kishin etje

“Perënditë e tu të shumtë të ngopshin famë, të

ngopshin gjak!” (Borhes)

Shekujt mizorë e shtypnin njëri-tjetrin sipas ciklit kohor

të shqiptarëve deri në pragun e feksimit të njëfarë drite

agimtare, që ne, me të drejtë apo jo, e quajmë Rilindje

kombëtare gjithëshqiptare. Para se ta quajmë Rilindje, do të

ishte më e përshtatshme ta quajmë “uturima” e lashtë e

rektimit. Lëvizjet patriotike evropiane shqiptarin e humbur në

pyllin ballkanik e shtynë të mendojë për njëfarë identiteti. Me

veshin e ndërgjegjes së zgjuar, gati rrëmbimthi, shqiptari filloi

t’i dëgjojë rektimat e shekujve të lashtë; të atyre që u detyruan

të ndahen nga Nëna për t’u shndërruar në një farë të humbur

që ne sot me konotacion mjaft të gabuar po i quajmë

DIASPORË. Shqiptari i diasporës dhe ai i Shqipërisë së

katandisur filluan t’i dëgjojnë këmbanat e barinjve të

ndërgjegjes kombëtare, ato këmbanat e pikëllimit e të

kushtrimit të meshtarëve shqiptarë që u binin për Tokën e

premtuar. Me të drejtë ose pa të drejtë, këtë zë të lashtësisë e

kemi quajtur RILINDJE kombëtare të cilës që në fillim i

mungonte FJALA.

Ky romantizëm frymëzues i Shqiptarit të Madh i

“shëronte” plagët duke filluar nga “plagët pellazge” të shpikura

nga rilindasit shqiptarë e deri tek pavarësia. Megjithëse

shkenca filologjike, me emërtime të gjymta politike, u implikua

në këtë mes, edhe më tej kjo periudhë u quajt dykuptimisht

krejtësisht romantike, që më vonë u keqpërdor aq

pamëshirshëm nga sockomunizmi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!