29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

68

Ky sfidim s’ guxon ta bëjë gjumin e mermert në përkundjen e

historisë. Secili le të jetë ai që është lindur - thotë demokracia.

Në këtë libër s’do të flasim për individin, edhe pse,

mbase, mbase ndokush do të mendojë se i është përmednur

emri. Në e beson Zotin ai s’ është përmendur, ai s’ është

individi. Qëllimi i librit është të vërtetojë se në mënyrë të

veçantë në sockomunizëm nuk kemi ekzistuar as

individualisht as kolektivisht, përveç instiktit biologjik. Kishte

arritur koha e mohimit përveç instiktit biologjik. Epidemia e

mohit e kishte përfshirë gjysmën e planetës. Mjerë për të

fyerin: ai mashtrohet se ka ekzistuar në Babelin sockomunist,

se paska qenë njeri me emër e mbiemër. Ky është mashtrimi

që s’e lë njeriun të shërohet kurrë.

Në këtë libër do t’ i shqyrtojmë pleksjet metodologjike,

historike, të cilave gjuha shqipe është orvatur t’ u rezistojë me

natyrën e saj biohistorike. S’do t’i konsiderojmë aq gërryese

huazimet apo ndikimet e rrugës së ndërsjellë të gjuhëve të

Siujdhesës Ilirike. Këto raporte studimet gjuhësore i kanë

pranuar si të ligjshme në areat leksikore e gramatikore duke u

ngjitur aq mundimshëm deri tek trashëgimia indoevropiane.

Ligjshmëria e kohës, e kontakteve hapsinore, i ka kryer

proçeset e bashkimeve gjuhësore brenda grupeve, siç thotë

edhe vet Sandfeldi për “grupin gjerman”, për “grupin roman”,

në “Linguitique balkanique”, si një tendencë grupimi

ekstrateritorial. Në këtë libër do të përpiqemi ta prekim atë

tinzaren, brejtësen brenda fjalës, brenda tekstit, si rravizuese

e psiqikës së tipizimit të të gjitha kohërave.

Koha e gjatë, i huqi të gjitha shenjimet: fjalën e gjuhës

shqipe e nxori prej etimologjisë duke e shpënë drejt

spekulimeve ideologjike për ta shterruar konceptualisht,

logjikogramatikisht, semantikisht ..., më në fund duke e

katandisur në shënjues të vetëm të diktaturës sockomuniste.

Sot, kur po i rrekemi shpëtimit nga cenzura, kund sinqerisht e

kund plot me hile, janë mpleksur deri në dëshprim kriteret

gjuhësore, artistike, tipologjike e politike. Është bërë e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!