29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

faktorë, që e vëjnë në lëvizje “muzeun organik” të Konstantinit

brenda Doruntinës të kenë qenë: loti zhuritës i nënës dhe loti

zhuritës i Doruntinës, se sa forca përherë e rrejshme e besës.

Doruntina dhe Konstantini kanë udhëtuar brenda animusit të

Konstantinit e të Doruntinës - midis gjinisë femrore e

mashkullore.

Nga pozicioni ideokomunist, Ismail Kadare e konteston

çështjen “Kush e solli Doruntinën”, duke krijuar konfliktin

midis sedrës së smuar kombëtare dhe autoritetit të Kishës.

Mesazhi i Kadaresë është shumë i qartë: Kisha godet besën

shqiptare, dhe Doruntinën e shpall të dyshimtë moralisht, po

aq sa ringjalljen e përkohëshme të Konstantinit nuk e pranon

as në nivelin e ringjalljes së Lazrit. Andaj, Kadareja, në “Kush

e solli Doruntinën” e prononcon me të drejtë ideologjike

Kishën si antikombëtare dhe për qëllime të qarta ideopolitike e

bën gabimin e qëllimt kohor, sepse udhëtimi i Doruntinës

kishte përfunduar shumë shekuj para se të formohej Kisha

bizantine. Mund të thuhet mbase se udhëtimi i Doruntinës

kishte përfunduar edhe më parë se udhëtimi i Shën Palit në

Iliri. Në seancat e ekspertizave inkvizitore të ortodoksizmit, për

ta bërë ekzorciusin nga shpirti mëkatar dhe trupi e Doruntinës,

bëhen kalkulime kompremetuese gjuhësore brenda

sintagmave: “e solli dashnori”, “e solli tregtari”, “e solli

udhëtari”. Në seancat gjyqësore, gjuha e improvizuar e

dëshmitarit të rrejshëm nëpërmes njësive të dobëta sintaktike i

ngatrron rrugët e Doruntinës. Sipas Kadaresë, qëllimi politik i

gjyqit të Kishës pretendon një gjuhë tepër të kodifikuar e cila e

dobëson shenjuesin e rrejshëm - besën e shqiptarëve.

Në konfliktin e Kishës dhe kombëtares Doruntinën e

mbulon ideja politike. Konfliktin e Kishës dhe patriotizmit naiv

të shqiptarëve, e shfrytëzon ideokomunizmi, me “supremaci

dialektike” mbi të dyja: së pari akuzohet Kisha dhe shpallet

armike e popullit, pastaj i vjen radha patriotizmit, si

romantizëm naiv. Patriotizmit ideologjik të bodrumeve të

baladave, më së pakut i intereson gjendja shpirtërore e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!