29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

239 Prej modeli tipologjikogjuhësor ortodoks

deri tek modeli tipologjikogjuhësor ideokomunist

Albert Tibode, studiues fort objektiv i letërsisë frënge,

duke shpjeguar Zonjën Bovari, aludon në personazhin e

identitetit, të cilin mund ta takojmë çdo ditë, në çdo rrugë,

nëse kemi shqisë dhe intuitë për ta parë.

Zonja Bovari, sipas natyrës jetësore, s’është krijuar për

akcidentalizëm letrar të pohimit apo mohimit absolut të

trekëndëshit autoritativ. Asnjë studiues i letërsisë ruse nuk ka

pasur guximin të pohojë për Ana Kareninën atë që pohon

Albert Tibode për Ema Bovarin. Ana Karenina, tradicionalisht,

sipas moralit ortodoks, strukturohet në trekëndëshin e gabimit

dhe të pendimit, që konsiderohet shablloni më tipik në letërsi

që nga tragjeditë antike, tek romani, e deri tek tregimet më të

shkurtëra.

Askush tjetër, përveç strukturimit ortodoks, i quajtur

moral kolektiv i popullit rus, nuk e trimëron më shumë

shkrimtarin Lav Nikollajeviqin të kumtojë për Gi De

Mopasanin: “Nga tre faktorë: 1. Rregullsia që është qëndrimi

moral i shkrimtarit ndaj lëndës së shqyrtimit; 2. qartësia e

shpalosjes ose bukuria e formës, që është e njëjta gjë; 3.

sinqeriteti që është dyfytyrësia ndjesore e dashurisë apo e

urrejtjes ndaj asaj që përvijos shkrimtari, Mopasani ka pasur

vetëm dy të fundit dhe ka qenë plotësisht i privuar prej të parit.

Ai s’ka pasur qëndrim të drejtë moral ndaj lëndës të cilën e ka

përshkruar. 1)

Rregullsia ose qëndrimi moral i Mopasanit për trajtimin

e lëndës, për Tolstoin, konkretisht, është mungesa tipologjike

e dy trekëndëshave që e vejnë në spikamë njëri tjetrin, duke

mohuar dhe duke pohuar skajsmerisht. Tek Mopasani, sipas

Tolstoit, mungojnë të gjitha referencat e moralit, relegjionit,

patriotizmit. Tolstoi nuk don ta kuptojë se evroperëndimorët po

shkonin drejt një letërsie moderne, kur ky (Tolstoi), me krrabën

1 L. N. Tolstoi “Mbi letrsinë” fq. 211

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!