29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

145 Dogana e letërsisë shqipe

Përkundër Nolit, me Lasgush Poradecin ndodhi diç

tjetër: Lasgushi me feksjet, me tiset e grimit të vjeshtës, me

pak diell, me copa të kaltëra të qiellit e të liqenit, u paraqit

fizikisht para Dikasterit politik me sjellje kokoshe e me poezi

hemarfrodite politike. Lasgushi bëri simoni fizike e morale me

poezitë e tija, duke “provuar” të shkruajë poemë për

“hekurudhën e Partisë”, duke folur shumë përçartë: “flliqësi

kërkuan, flliqësi u dhashë”. Krahasuar me dy poetët e parë,

Migjeni “del” poeti - Mefisto në letërsinë shqipe: në të njëjtën

kohë tenton të jetë gjithshka e s’është asgjë; është prift

“blasfemist” por asnjëherë i liruar nga frika e Zotit; bëhet

mësues por dështon sipas natyrës dhe profesionit;

kombëtarisht i padefinuar, i dështuar në planin shëndetësor e

të dashurisë; është i revoltuar kundër çdo gjëje pa qenë i

vetëdijshëm se më së tepërmi është kundër vetvetes.

Psikanaliza ka vërtetuar, aq sa ka arritur të vërtetohet se

revolta s’është kundërshtim njëdimensional. Shpesh, në

kuptimin afirmativ, kur njeriu blasfemon më së shumti, në

mënyrë të teptisshme pikërisht atëherë psikogjuhësisht

gjendet në zonën e tretë. Tjetër është analiza shkencore e

tjetër është blasfemizmi emocional. Migjeni asnjëherë s’ka

qenë indiferent ndaj Jezusë, Kishës, Zotit, edhe pse në librat

shkollorë shpjegohet si antikrisht! “Purgatori i Nolit, parajsa e

Lazrit dhe ferri i Migjenit”, nëse promovohen në katet e

strukturimit të përbashkët hyjnor, do të përkonin vetëm në

dimensionin e armiqësisë kundër Mbretit, e, në asgjë tjetër.

Nëse e pranojmë këtë promovim, atëherë e gjithë arkitektura

e ndërtesës hyjnore do të kthehet me kokë tëposhtë: në katin

e epërm do të vendosej ferri e në podrumet e kësaj arkitekture

do të vendosej parajsa. Noli, në përmbysjen e këtij rruzullimi,

sipas pozicionit që i është caktuar në purgator, s’do ta ndjente

fort këtë rrokullim. Është e natyrshme se Noli mbetet në

armiqësi të përhershme me Mbretin Zog por shenja gjuhësore

e Nolit mbetet kryesisht biblike, pikërisht pse kjo shenjë

gjuhësore ka aftësi të madhe konotative të mallkimit. Sipas

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!