29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

129 Aplikimi policor i trekëndëshit ideologjik

shtetëror vazhdoi aleancën me UDB-në jugosllave. Sigurimi

shqiptar kërkonte nga UDB-ja jugosllave kosovarë të

komprometuar, që t’i shpallte të arratisur në Shqipëri. Këta

persona analfabetë, që dikur në Kosovë kishin mbajtur poste

partiake e, që më UDB-së s’i duheshin, iu dorëzuan Sigurimit

shqiptar, të cilët me decenie qëndruan nëpër burgjet e

Shqipërisë, duke arritur të bëhen denoncues të ndërsjellë

profesionistë të Kosovarëve në Shqipëri. Në anën tjetër të

kufirit, UDB-ja çdo ditë burgoste njerëz me akuzën se u vinin

natën ata “diversantë”, të cilët UDB-ja i kishte dorëzuar tek

Sigurimi shqiptar.

Në këtë mënyrë të elaborimit, në Beograd e Tiranë, tek

shqiptarët tentohej të kultivohej gjenetika gjuhësore e dyfishtë

hibride, siç veprohej me minjtë e “kacës mesjetare”.

Natyrisht, ka njerëz që s’e kanë lexuar këtë metodë,

dhe mirë kanë bërë që s’e kanë ditur trishtimin e saj. Jemi të

detyruar ta shpjegojmë metodën e hibridizimit gjenetik

mesjetar të këtij brejtësi të urryer, që do ta quajmë

kambializëm përtej shenjit ideogjuhësor: në mesjetë hidheshin

në fundin e thellë të një kace disa minj. Aty gjithë kohën

liheshin pa ushqim. Instikti i fortë i urisë i shtynte ta hanë llojin

e vet, deri sa në fund të kacës mbetej një i vetëm; pasi i

kishte ngrënë të gjithë të tjerët. Ky mi, monstrum, pas këtij

eksperimenti e hante vetëm llojin e vet dhe, më në fund

nxjerrej nga kaca për t’i shfarosur minjtë e tjerë të shtëpisë. Ky

është quajtur “eksperiment i shkatërrimit gjenetik” .

Do të na dukej e dhembshme të bëjmë një krahasim

me hibridizimin gjenetikogjuhësor të njeriut të sockomunizmit.

Eksperimentet u bënë në megamedium, sipas egoizmit të

njeriut: në letërsi sipas lojalitetit politik të shkrimtarit, në

gjuhësi sipas hapsirës prokrustiane të shenjit gjuhësor...

Sot, ne mund të llomotisim në mënyrë të papërgjegjësi

për çkado, por a mund ta mohojmë një periudhë

shumëvjeçare, kur askush s’mund t’i besonte askujt, kur të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!