29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

173 Fobia politike e shkrimtarit

Kali i Trojës, si figurë e referencës së standardizuar

politikisht, s’kërkon më tepër se një psiqikë fataliste kolektive.

Aty, ku paraqitet Kali, krijohet fatumi kolektiv i vetvrasjes: “Ky

rrezik ishte në fillim, atëherë kur njerëzit mund të gënjeheshin,

të tërhiqeshin nga pamja e tij dhe ta fusnin brenda territorit të

qytetit. Por kjo kaloi.” 1) Rreziku ende s’ka kaluar definitivisht

derisa ekzistojnë në ndergjegjet e njerëzve dhe kohës shumë

mungesa. “-Jo Elena. Kjo është e keqja e përgjithshme që na

vjen rrotull dhe përpiqet të futet brenda nesh: bota e vjetër, me

të gjithë elementet e saj: diverzionin, pronën, paragjykimet,

hakmarrjen, pabesinë, tradhëtinë. Ndërgjegjen e keqe të

kohës sonë.” 2)

Të gjithë këta faktorë, të numëruar decidivisht,

korrespondojnë sakt me rrezikun që i kanosej Shqipërisë

sockomuniste. Brenda barkut të Kalit zien koalicioni

historikoideologjik kundër “socializmit më të mirë në botë”, dhe

përballë këtij koalicioni sfidonte jeta e qetë e plot ngjyra,

triumfale, brenda Kryeqytetit të Shqipërisë sockomuniste.

Definicioni i referencës politike të socializmit është shumë i

qartë: Partia e ruan grigjen-popull të mos bie në fatumin e

shtetasve të fantaksur të Trojës dhe të mos e shoh kurrë ujkun

e Lekë Dukagjinit.

Pas këtij definicioni të Socializmit kopeja shqiptare

s’guxonte të bënte këtë pyetje: gjatë gjithë historisë

iliroshqiptare, prej Dhimitër Farës e deri te fatosët e kopshteve

të sotëm, kush ka sjellë më shumë kuaj të Trojës në Shqipëri

se Partia e Punës? Kësaj lloxhmie kuajsh do t’i mjaftojnë të

gjithë kuajt bashkëideologjikë sllavë, mongolezë,

vietnamezë,kinezë e kubanë, deri tek rosinantët e Partive të

renovuara marksiste leniniste. Por as shkrimtari, Ismali

Kadare, as kopeja shqiptare këtij komunizmi s’ia kanë

1 Ismail Kadare, “Përbindëshi”, Prishtinë 1990, fq. 38

2 Ismail Kadare, “Përbindëshi”, Prishtinë 1990, fq. 38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!