29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

195 Evrodemokracia s’e kuptoi gjuhën e disidencës

s’kanë përvojë gjuhësore t’i përdorin si emërtime të

sofistikuara demokratike. Partitë politike, antikomuniste, të

formuara stihikisht, gjenden në hapsirën e panjohur gjuhësore,

e cila shpesh, edhe padashje, i denoncon partitë demokratike!

Aplikimet titullare të partive shqiptare: parti demokratike;

socialiste; republikane; sociale; uniteti; unikombi; lidhje;

shoqatë ... aq shumë ishin shterruar nga pushteti monist, sa

që s’mund të përdoreshin më

etimologjikisht. Andaj jo vetëm që zgjojnë asociacione të

dyshimta por zhgënjejnë, pa fajin e tyre, me zbrastësinë e

shenjuesit gjuhësor. Sëmundja ideologjike ishte rysur brenda

gjuhës dhe u bë vështirë, shumë vështirë, për ta mënjanuar

nga trupi i fjalës. Antinomet e këtyre emërtimeve titullare të

partive, me synime foshnjarake demokratike, e kanë të

vështirë ta shërojnë titullin sofistikues gjuhësor. Një gjysëm

shekulli këto emërtime të partive janë shterruar logjikisht, të

binarizuara, me nocione ideologjike. Fjala-koncept në gjuhën

shqipe e ka humbur aftësinë e informacionit të mirëfilltë, si për

shembull në këto antisintagma:

Fjala parti, e ka pasur negacionin e saj politik anarki

republikë - monarki

socializëm - eksploatim

lidhje - çorganizim

shoqatë - çthurrje

unitet - seperatizëm ...

Shqiptari i sotëm, para se ta fillojë rrugën e

demokracisë politike, bie ndësh problemit metagjuhësor. Ky

demokrat foshnjarak, shqiptar, gjendet në pozitë gjuhësore

shumë më të vështirë se Mojsiu i Biblës. Mojsiu i Biblës, për

herë të parë organikisht bëhet zotërues i një gjuhe të

sofistikuar hyjnore të Dhjetë urdhëresave. Në kundërshtim më

këtë përvojë,predikuesi i demokracisë shqiptare, edhe pse

pretendon ta zë providencën e re politike, s’arrin ta zë

pozicionin e ri logjikogjuhësor të demokracisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!