29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

139 Dogana e letërsisë shqipe

Atëherë dhe sot, ishte e qartë dhe është e qartë

tendenca, që ideja e partisë të materializohet në konstruktin

e protagonistit, që lexuesi ta shihte sa më qartë shembullin e

lartësisë ideore. Partia i shndërronte në shenjues gjuhësorë të

gjithë shembujt ideorë të kulturës shqiptare. Reduktimi i idesë,

decidivisht duhej të shndërrohej ose në shenjues kategorik

pozitiv ose në shenjues kategorik negativ. Shenjuesi, i

shenjuari, kodi, mesazhi, teksti, nënteksti ... nën trysninë e

shembullit, pozitiv dhe negativ, krijuan që në fillim metagjuhën

e rrezikut politik. Ky shenj gjuhësor-ideor ndryshon krejtësisht

nga shenji gjuhësor i Gjon Buzukut. Shenji gjuhësor ideopolitik

bëhet paditës, ndërsa shenji gjuhësor i Buzukut mbetet

polivalent, me shenjën morale të fesë, të familjes e të atdheut.

Kodi i vjetër gjuhësor, qoftë ai kod fetar, moral, apo kod

patriotik, nuk mund të bashkëjetonte më me kodin e ngurt.

Mund të konkludojmë se midis kodit gjuhësor të Buzukut dhe

kodit gjuhësor ideologjik u konsistua gjuha masone, me të

cilën njerëzit i reshteshin rrezikut politik. Etimologjia e fjalës

shqipe tashmë mbeti vetëm gëzhojë masone, e cila gjithnjë

mbushej me konotacion të ri. Brenda fjalës, sintagmës, fjalisë,

vendosen konotacionet për inkubacion të ri ideologjik.

Semantikisht filloi heshtja e thellë gjuhësore; rreth

secilit individ u krijua zona e përhitur sematike, sepse secili

shtetas mund të bëhej viktimë e konotacionit të dyshimtë

politik brenda një fjale apo një sintagme. Në kuptimin e

mirëfilltë i gjithë populli shqiptar u detyrua sërish “ta mësojë”

semantikën e re të gjuhës shqipe, për të arritur t’i lexojë dhe t’i

interpretojë tekstet. Derisa arkitektët e teksteve ideoletrare

bënin renovime spekulative ideogjuhësore, shkrimtarët

shqiptarë detyrohen ta mësojnë Adamin ideosocialist të rrijë

cuc brenda letërsisë, duke ia hëqur mundësinë e përsëritjes

së mëkatit të parë. Këtu caktohet semantika e pozicionit

ideopolitik dhe degradimi i shenjës tradicionale gjuhësore.

Depersonalizohen të gjitha personazhet e “Dhjatës se vjetër”

të letërsisë shqipe. E gjithë krijimtaria e traditës së zvetnuar,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!