29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vinçenc Prenushi në moshën 76 vjeçare ishte dënuar me 80

vjet burgim. Mbase Noli nuk e dinte se ç‘po ndodhte në

Shqipërinë e tij pas arrdhjes së “lirimtarëve” dhe bënte mirë që

nuk e dinte. Këtë mosdije të Nolit, më së miri e vërteton letra

plot shpresë e lutje drejtuar Lame Kodrës (Lames së vogël -

Sejfullah Malëshovës) që ta përdorë influencën e vet tek

“pushteti demokratik” për ta sjellë në Shqipëri Amanetin e Faik

Konicës, të cilit pas aq vjetësh pritjeje kishte filluar t’i prishej

kufoma. Përveç kësaj lutjeje, Theofan Stilian Noli, babaxhan,

e përgjëronte Lame Kodrën për të hapur një Institut të

letërsisë, në të cilën punë do ta ndihmonte edhe vet Noli duke

ardhur nga SHBA-të në Shqipërinë socialiste. Përkundër mallit

e dëshirës për ta ndihmuar atdheun, Noli, mbase edhe pas

burgosjes së Lame Kodrës (Sejfullah Malëshovës) s’e kuptoi

dhunën mbi fjalën shqipe. Si mund ta kuptonte Noli dhunën

socrealiste në Shqipërinë e vet të përmallëshme, për të cilën

cfilitej, kur s’kishte arritur t’i kuptonte vetvrasjet epidemike të

poetëve në Bashkimin Sovjetik, pikërisht në kohën e Stalinit.

Ç‘ishte e natyrshme që delegacioni të mos ketë parë asgjë të

dyshimtë politikisht në BRSS në vitin 1927. Po, Noli te fundi

ishte njeri e më së shumëti poet.

Shumë shqiptarë e kanë kaluar jetën larg atdheut me

lektisje të madhe për t’u kthyer. Këtë mërgim të shqiptarëve

ose do ta quajmë bioritëm historik e gjeografik ose do ta

identifikojmë me “prekjen e tretë” të animizimit të shqiptarit

ikanik. Shkrimtari, protagonisti dhe lexuesi shqiptar, prej

kohërave më të lashta, që nga Marin Barleti, mbase edhe më

herët, ishin të detyruar të ikin nga atdheu sa herë që binin

netët e gjata të pushtimit. Është vërtetuar në ato shënime

ekzistuese, se para se të fillonin këto egzoduese kolektive të

shqiptarëve, Ergoni gjuhësor përmbyste Energenë gjuhësore.

Në fillimin e këtyre netëve të gjata politike përherë dobësohej

vlera obligative psikomorale e fjalës.

Nga të gjitha egzilet e shqiptarëve, që i dimë dhe që

nuk i dimë, dy egzilet e fundit, dallohen si më të dhembëshmit,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!