29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

86

protagonisti i ri, i sjellë nga Lindja, nëpërmes fesë islame.

Megjithëse me një sjellje të ngathtë aziatike, i paaftë t’i

përshtatet konkurrencës kristijane e “patriotike”, protagonisti

aziatik, me ndihmën e pushtetit, provoi ta zë vendin kryesor në

trekëndëshin ideor të letërsisë shqipe. Bejtexhinjtë u bënë

përkrahësit zyrtarë të këtij protagonisti aziatik, sipas kritereve

të islamizmit. Islamizmi asnjëherë s’arriti të kuptojë se

shqiptarët e kishin mësuar teknikën e konvertimit konfensional

duke e mbijetuar idenë themelore të fesë.

Secili prej këtyre personazheve aziatikë që kishte

filluar të shprehë specifikat e veta, orvatej të zë pozicionin e

Beatriçes. Kodi i censurës Danteske, që kishte traditë të gjatë

pushteti mbi konstruktin psikofizik të heroit, në gjithë letërsinë

evropiane, ia bëri të qartë Virgjilit se në parajsë mund të hyjnë

vetëm të pagëzuarit e pushtetshëm. Virgjili mund të baritojë

vetëm në dy katet e para të arkitekturës hyjnore, të ferrit e të

purgatorit, por në katin e parajsës i ndalohet hyrja sepse

Virgjili është i kontaminuar me paganizëm. Virgjili nuk

dëshprohet pse e dëbon Beatriçja, përkundrazi, më mirë e

ndjente veten në katet e para - në zonën përjetimeve

senzuale. Ai i përkiste hedonizmit të rrushit, gjakut romak,

stimulseve të dashurisë senzuale. Për Virgjilin Beatriçja ishte

vetëm dekor i parajsës; krejtësisht afizike për filozofinë

romake.

Konkurrenca e Dantes dhe e Virgjilit, për ta zënë

pozicionin dominues të shkrimtarit, që në fillim nuk ishte e

barabartë. Dante Aligieri i shfytëzon të gjitha përparësitë

“moralopolitike” për ta fituar garën artistike kundër Virgjilit.

Danteja posedonte teskeren e pagëzimit, e cila i mundësonte

pa pengesë të hyjë në parajsë dhe ta realizojë dashurinë e

Beatriçes. Prej fillimit rregullat e lojës ishin të kurdisura në

favor të Dantes.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!