29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

iologjik. Pra “atdheu” i shtetasve të socializmit, i tëri, ka qenë

“Rrethi i parë” i Ferrit, ndërsa burgu klasik në kuptimin

solzhenician duhet të fillojë nga “Rrethi i dytë”.

Duke e lexuar veprën e Solzhenicinit “Në rrethin e

parë” ose “Pavijonin e kancerit”, apo më të lemeritshmin

“Arqipelagun Gullag”, me lemeri leximi, do të bëjmë pyetjen se

në cilin rreth të Ferrit politik do të vendoseshin abakumovët,

mollotovët, jakonovët apo rusanovët, të cilëve s’u mungonte

entuziazmi dhe besimi politik ndaj komunizmit, ndaj Stalinit,

por asnjë sekondë s’e kishin jetën të sigurtë. Pra Rrethin e

parë të Ferrit të gjithë banorët e kështjellës sockomuniste e

përjetojnë, pa asnjë përjashtim; të gjithë e denoncojnë

politikisht njëri-tjetrin vetëm për një orë jetë më shumë.

Në cilin rreth të Ferrit do të gjendej Natalia Pavllovna,

edhe pse, sipas Solzhenicinit, ajo s’është e burgosur. Ajo e

viziton të shoqin Gerasimovin që ishte i burgosur dhe me

dëshprim molepsës i thotë atij: “Vetëm tri vjet, e ndërpret ajo e

fyer, e vetëdijshme se i dridhet zëri dhe duke ditur se s’mund

të përmbahej, vetëm tri? Për ty - vetëm! Për ty, të lirohesh

menjëherë, do të ishte e padëshirueshme. Ti jeton midis

shokëve. Merresh me punën më të preferuar. S’të ndjek

askush. Ndërsa mua më kanë përzënë nga puna, s’kam më

ç‘të jetoj. Askund s’më pranojnë në punë. S’mundem më.

S’kam fuqi. S’mundëm më ta mbijetoj një muaj. Do të kishte

qenë më mirë të vdes. Fqinjtë më dëbojnë aq sa munden. Ma

kanë hedhur valixhen, ma kanë zhgulur raftin nga muri, e dinë

se s’mund ta them asnjë fjalë. E dinë se mund të më përzënë

nga Moska. I kam ndërprerë shkuarjet tek motrat, tek teze

Zhenji; të gjithë më dëbojnë, të gjithë thonë se s’kanë parë

këso të krisure. Të gjithë më këshillojnë të ndahem nga ti e të

martohem sërishë. Kur do të përfundojë kjo? Vetëm shiko se

ç‘ka mbetur nga unë. I kam mbushur tridhjetë e shtatë vjet.

Edhe tri vjet do të bëhem plakë” 1)

1 Aleksander Solzhenicin “U prvom krugu”, Rijeka 1969, fq.224

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!