29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Aplikimi policor i trekëndëshit ideologjik

Shenja gjuhësore e, si barazim material i vlerës

konceptuale në domenet gjuhësore të Evropës demokratike,

sipas Raselit është përpjekur të arrijë konsolidim sa më

spontan në konkurencën e fortë të mendimit demokratik.

Shenjuesi ose sintagma e gjuhës angleze, ta zemë, ndryshon

kualitativisht nga shenjuesi i një gjuhe të regjimit totalitar.

Sistemet totalitare e kanë zbuluar njëfarë zone të përhitur në

mikrostrukturën e fjalës. Pikërisht në atë zonë të përhitur zë fill

ndërtimi ideologjik; pra në strukturën më të vogël të gjuhës.

Në këtë zonë të fjalës fillon hipertrofia e likantropisë politike.

Pa mëdyshje do të konstatojmë se e njëjta fjalë leksikore më

nuk ishte e barabartë kuptimisht në gjuhën angleze dhe, ta

zemë, në gjuhën shqipe.

Tash, shtetasi i totalitarizmit shqiptar do ta zhvillojë

instiktin politik kundrejt secilës fjalë. Ai u bë i vetëdijshëm se

në çdo shenjë gjuhësore ishte kurdisur gracka e gabimit

politik. Secila shenjë e gjuhës shqipe, e të mos flasim për

struktura më të mëdha, në vete përmbante një mekanizëm të

tërë denoncues, të quajtur “agjitacion e propagandë”. Shtetasi

shqiptar para secilës fjalë ishte i pasigurt si para dyerve të

burgut. Me ndrojtjen e çmontimit të një bombe,njeriu i

totalitarizmit shqiptar, duhet të përdorte çdo koncept gjuhësor

sipas gjedhes së re të zbërthimit në këndin (A), në këndin (B)

dhe në këndin (C). Një gabim i vogël në këtë “zbërthim” politik

të shenjuesit gjuhësor mund të shpiente në burg për disa vjet.

Ristrukturimi i konceptit në shkollat ideokomuniste, tek

shtetasit shqiptarë, fillonte që në fëmijëri të hershme. Fëmija i

klasës së parë fillore, i udhëhequr nga mësuesi i kurseve

ideopedagogjike dymujore, fillonte t’i absorbojë shenjat e para

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!