29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vetëm arritja e “kurimit të logjikës së gjuhës”,

veçanërisht, do të krijojë mundësin e një shpjegimi pak më

shkencor të tiranisë sockomuniste, por edhe gabimet

gjuhësore të kuazidemokracisë postkomuniste. S’është as i

saktë as i parrezikshëm “sfidimi” që po i bëhet sockomunizmit

me sistemin, ose thënë më qartë, me teknologji alkimiste të

fjalës, me metodologjinë tipologjikogjuhësore shumë të

vjetruar. Andaj sot, i rrallë është, për të mos thënë i

pamundëshëm, ai shqiptar që mund të krijojë një sintagmë

vetëm dyelementeshe, të shëndoshë logjikogjuhësisht. Difekti

historikogjuhësor është locuar brenda strukturës së fjalës, që

për “shqipfolësit” në të njejtën kohë është bërë i ndërdishëm

dhë i doemosdoshëm, meqë përdorimi i plotë i konceptit në

gjuhën shqipe ka filluar të dëmtohet që në kohën bizantine për

të përfunduar në kohën e sockomunizmit.

Shqipfolësi, apo përgjithësisht shtetasi shqiptar i

sockominizmit, sot, përpëlitet në mënyrë më të mjerë të

konvertohet në demokrat të mirëfillt duke e përsëritur në

mënyrë sufienciale gabimin logjikogjuhësor. Secili, sot në

Shqipëri, por edhe në vendet tjera evropiane, individualisht,

grupërisht, partiakisht, përpiqet ta krijojë “alibinë e disidencës”.

Po e përsërisim, se këtë “alibi disidencë” e gjejmë kudo, tek

“të folurit” e varfër të rojës së natës, tek kuriri i shkollës, e deri

tek “ligjërimet akademike” të përmasave gjithëkombëtare.

Këta njerëz që para një ore i përkisnin verbërisht

sockomunizmit më fanatik, padashje, e denoncojnë vetveten

duke mos mundur ta konfirmojnë kurrë “disidencën me mjete

të reja gjuhësore”. Kjo përpëlitje kaq e ngutshme për ta

shpallë veten të konvertuar politikisht, paraqet rrezikun

konkret të deklamimit solemn: UNË ISHA DISIDENT NË

KOHËN E MONIZMIT. UNË ISHA LUFTËTAR PËR T’UA

SJELLË DEMOKRACINË. SOT JAM HERO, SEPSE UA

SOLLA UJIN E DEMOKRACISË. JU, DELET E KOMBIT, PINI

UJË NË KRONIN E LIRISË! Më s’kishte popull!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!