29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nëse romantizmi, realizmi, e vëçanërisht natyralizimi i janë

përmbajtur makrotekstit kompozicional, ku shkrimtari, lexuesi

dhe protagonisti kanë bashkëjetuar më gjatë, brenda

trekëndëshit pragmatik, drejtimet të tjera moderniste e kanë

zgjedhur mikrotekstin, ku shkrimtari, lexuesi dhe “protagonisti”

bashkejetojnë në mënyrë episodike, digresive, kryesisht në

situata të shkurtëra. Makroteksti me gjatësinë e vet

kompozicionale gjithnjë ka tentuar të krijojë lexues epikë të

llojit dantesk, siç flet Bokaço për dialogun e atyre dy grave.

Mikroteksti i letërsisë së quajtur moderne, episodike,

digresive, strukturën e trekëndëshit e ruan po ashtu në

episode e digresione. Duke i shqyrtuar të dy format,

makrotekstin dhe mikrotekstin, Borhesi erdhi deri tek

përfundimi aq i guximshëm por aq i vërtetë, se më vështirë në

letërsinë e përbotëshme gjendet lexuesi i mirë se shkrimtari i

mirë.

Makroteksti dhe mikroteksti janë aplikuar edhe në

letërsinë shqipe, sipas të cilëve është provuar edhe tipizimi që

orvatet të korrespondojë me periodizimin e letërsisë shqipe.

Në të dy format, makrotekstuale dhe mikrotekstuale, sipas

modeleve të pragmatizmave të letërsisë së përbotshme është

synuar të animizohet ideja e, më në fund, të institucionalizohet

ky animizim nëpërmes trekëndëshit letrar. Për t’u

institucionalizuar ky trekëndësh, heroi i veprës letrare, qoftë ai

më episodiku, më digresivi, pozitivi apo negativi, doemosdo do

të shndërrohet në një predikat të fortë tipologjik. Të gjitha

shtresimet tekstuale për ta animizuar idenë si shembull e si

veprim, korrespondojnë me sintagmën e shembullit antik të

përberë nga elemente të forta: nga shenja e veprës letrare

dhe shenjuesi i veprës letrare. Shenja e veprës letrare në

antikitet barazohet me lexuesin kurse shenjuesi barazohet me

protagonistin. Brenda kësaj sintagme, shkrimtari, në të gjitha

rastet i censuruar nga lartë, i animizon politikisht të gjithë

faktorët: religjiozë, moralë, patriotikë, folklorikë, që të

përfundojë tek nyjëtimet e forta ideologjike. Sintagama politike

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!