29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

Hyrje për skicim

74

Në shëkullin e tetëmbëdhjetë, një njeri duke udhëtuar

me dilizhansin e vet, befasisht u alivanos në midis të rrugës

kur e lexoi një pyetje hipotetike që e shtroi një revistë e asaj

kohe. Në dukje të parë pyetja ishte shumë e thjeshtë: ç‘është

fuqia e artit e ç‘ është fuqia e shkencës. Meqë ky njeri

qëndronte midis këtyre dy forcave, pyetja hipotetike e mërtisi

në alivani. Shërbëtori i tij u detyrua ta ndalojë karrocen afër

një lisi për ta përmendur bashkëudhëtarin e nderuar. Ai njeri u

mbështet për trupin e këtij lisi duke i përngja tablosë

madhështore e plot diell të “Rolandit të plagosur”. Rolandin e

kishte plagosur shpata kurse këtë intelektual të lartë evropian

e kishte plagosur pyetja aq hipotetike: “Ç‘është fuqia e artit e

ç‘është fuqia e shkencës”? Ky njeri, i plagosur nga kjo pyetje

kaq ngulmuese e kaq hipotetike, ishte Zhan Zhak Ruso.

Dy shekuj më vonë, pikërisht në vitin 1968, në një

intervistë, një shkrimtar i ri, shumë i talentuar, i cili

aksidentalisht hoqi dorë nga letërsia, u përgjegj në mënyrë

kaq të vërtetë: “Letërsinë nuk e mbron asfarë force e realizimit

konkret; forca e saj është vetëm fjala, të cilën mund ta

dhunojë çdo pushtet, çdo sekretar komiteti apo kryepolic

rajoni”.

Sipas këtyre dy shembujve, jo pak hezitues për

letërsinë, doemos duhet të ndalemi para supozimit shumë

konkret: historiani i letërsisë, teoricienti i letërsisë, kritiku i

letërsisë, më në fund edhe vetë shkrimtari, duhet ta kuptojnë

se në letërsi të përbotëshme duhej të mbisundonte njëfarë

bashkëjetese e lexuesit dhe e personazheve letrare, që do ta

zgjidhte atë dilemë alivanosëse të Zhan Zhak Rusosë. Vetëm

kjo bashkëjetesë e lexuesit në veprën letrare ose në

interpretimin e saj, do ta zgjidhte njëherë e përgjithmonë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!