29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

169 Fobia politike e shkrimtarit

natën duke i kaluar gjithë ato hone, derisa sosë një mëngjes si

refugjate në qytetin e Gjirokastrës.

Cilët ishin faktorët që e sollën Euterpën ideoestetike në

Gjirokastër: telepatia joshëse e poetit të ri gjirokastrit apo

patosi i veçantë politik? Dilemën e ardhjes së Euterpës vetëm

në Shqipëri, e askund tjetër në Evropë, na e zhdaravit Helena

e Trojës. Helena gjatë tre mijë vjetësh mbeti e dënuar brenda

“Iliadës”, si “shkaktare” e luftës së Trojës. Tri mijë vjet Helena

ka ikur nga Ajaksi i fyer rëndë. Herë ikte me kalë, herë me

taksi të verdhë e herë me taksi të ngjyrosur me katrorë. Kjo do

të thotë se Helena i kishte rravguar të gjitha metropolet

evropiane por askund s’kishte gjetur qetësinë idilike, ndonëse

Ajaksi (Maksi) gjatë kësaj përndjekjeje trimijë vjeçare më

shumë ishte shndërruar në anglo-amerikan se grek. Tre mijë

vjet Helena kishte ëndërruar një liri politikosociale e feministe;

kishte lektisur për një pranverë politike në gadishullin ilirik, e

cila do t’ia lejonte të gjitha hiret hepuese të zemrës. Më në

fund kjo pranverë lulëzoi në Shqipërinë komuniste, mu afër

shtëpisë së mallkuar të Helenës. Konfiguracioni gjeografik nuk

ia mundësoi të ndalet në jug të Shqipërisë, të ndalojë në

qytetin e gurit. Helena iku më në veri, në një terrën më fushor

e më epik. Këtë terren Helena e konsumon psiqikisht edhe

strategjikisht. Terreni fushor (asociativisht) ia ruante ëndrrën

epike të aventurës së parë të dashurisë. Gjeografikisht terreni

më fushor Helenës ia siguronte hapsirën strategjike për

qëndrimin e Kalit, meqë taksitë e gjithë metropoleve evropiane

më s’mund ta arrinin. Helena ishte bindur se ka arritur në fund

të historisë. Ajo ende frikësohej se do të vinte Kali i Trojës me

të gjithë krushqit e parë dhe argatët e mëvonshëm historik, siç

janë Akamanati e Milloshi, për ta rikthyer brenda dënimit të

“Iliadës” ose Helena do të shpëtonte përgjithmonë duke hyrë

në kuzhinën sockomuniste si një grua e shekullit të njëzet.

Ndodhi ajo që duhej të ndodhte: u zgjodh rruga më politike në

novelën “Përbindëshi”: të gjithë banorët e “Iliadës” si xhuxhë

hakmarrës u dyndën në Shqipëri, dikush në ikje e dikush në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!