29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

281 Ndalohet libri i pashkruar!

historianët, teoricientët e letërsisë, e të gjithë studiuesit e tjerë

sockomunistë strukturonin atë FJALËN E ZBULESËS

IDEOLOGJIKE. Kjo fjalë e ideologjizuar në të gjitha

pozicionet: semantike, sintaktike, idiomatike, të kodifikuar ...

krijon unifikimin edhe të strukturës tipologjike në letërsi; idenë

socpolitike në histori, filozofi, sociologji, e kudo tjetër.

Sot, kur demokracia stinore shpjegohet nëpër Evropë

si prognozë meteorologjike, në Shqipëri epidemia e

konvertimit kolektiv na shpie deri tek ky diskurs sa i vërtetë aq

edhe fatkeq:

“Nga të gjitha librat që kam botuar më keq janë pritur

“Përbindëshi", “Dimri i madh”, “Nëpunësi i pallatit të

ëndërrave” dhe “Nata me hënë”. MEQENËSE CENSURA TE

NE PËR FAT TË MIRË S’KA QENË VENDOSUR

ASNJËHERË, të gjitha këto vepra janë kritikuar rëndë, ose

janë ndaluar për pak ose për shumë kohë vetëm pas botimit.

Më rreptë dhe në formë fushate ka qenë sulmuar “Dimri i

madh”. Një artikull rrënues ka mjaftuar për TA NXJERRË nga

letërsia shqipe, “Përbindëshin”. Kurse për “Natën me hënë”,

ka mjaftuar një shënim disa rreshtash nga një gjimnaziste në

gazetën e rinisë" 1)

FJALËKONCEPTET: CENSURË, NE, VENDOSUR,

ASNJËHERË, qoftë në sistemin pasiv të LA LANGUES

(gjuhës) qoftë në pozicionet funksionale të PAROLE-s (të të

folurit), për lexuesin shqiptar në të njëjtën kohë duhet të

kumtojnë nocione të njëjta

1. Çdo lexues mesatar e di se CENSURA është fjalë

latine: CENSURA - vlerësim, hulumtim rigoroz; sot: kontrollimi

i shtypit dhe lejimi i asaj që mund të publikohet; Censura E

MENDIMIT DHE CENSURA E EFEKTIT - në psikologji

(psikoanalizë) ngulitja e mendimeve vetanake, që shpie deri

tek eufemizmi. Kjo është ideja e censurës.

1 *Ismail Kadare “Ftesë në studio”, fq. 179

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!