29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

223 Identiteti i historisë dhe i historianit

u pushkatua katër vjet pas vdekjes, e poetëve tjerë plumbi ua

këputi amanetin në gojë. Historiani ose s’i dinte ngjarjet ose

s’guxonte ta shkruajë të vërtetën ose i besonte të “vërtetës” së

Partisë; profesori i lëtërsisë, nga mosdija, nga frika, nga bindja

politike, s’ia ka shpjeguar nxënësit, jo vetëm për Vinçenc

Prenushin, por asgjë në kundërshtim sado asociativ me

interpretimet partiake. Përkundër mosdijes, mosguximit, apo

të bindjeve partiake, të gjithë identifikoheshin me titujt më

mashtrues: të shkrimtarit, historianit, intelektualit, profesorit ...

Profecia e Lasgush Poradecit “e dënuam”, e vendosur

në pozicionin tepër efektiv, arrin konotacionin e fortë duke

shpjeguar gjendjen psikopolitike - ndërgjegjen e një populli.

Mbase në delirium të sinqeritetit, apo nga providenca

kalorsiake ose nga vrarja e ndërgjegjes për paçavuret poetike,

nxitet Lasgushi t’i thotë ato fjalë aq profetike, qoftë si

mikrotekst apo makrotekst. Lasgushi, me ndërgjegjen e poetit,

me këtë profeci, e vendos veten dhe gjithë kombin shqiptar në

stacionin e katërmbëdhjetë të rrugës së Kryqit: “(e) dënuam”

Jezunë. Këtu provokohet e gjithë ndërgjegja e njerëzimit.

Kanë kaluar dymijë vjet që çdo të premte të përhitur “lozet” kjo

dramë e udhës së kryqit, ku të gjithë njerëzit e botës jemi

aktorë, spektatorë dhe pjesëmarrës në aktin “e të dënuarit”.

Përkundër këtij fakti, sot në kohën e demokracisë foshnjarake,

jo vetëm Ismail Kadare por të gjithë shqiptarët, prej pilo

pilatëve të Partisë, e deri tek roja e natës, ende pa e zbritur

Krishtin nga kryqi, domë të mohojmë si Shën Pjetri,

individualisht e kolektivisht pjesëmarrjen e të gjithëve në aktin

e fjalës aq profetike “e dënuam”. Lexuesi minor, naiv,

adoleshent, duhet t’i kapërdijë “aventurat” pelegrine të

Kadaresë tek Lasgush Poradeci. Ismail Kadare rropatet ta

shpëtojë veten nga mëkati pjesëmarrjes në kumtin e profecisë

lasgushiane “e dënuam”. Pelegrinazhet artistike, të stisura të

Kadaresë si udhëtime deri tek Lasgushi dhe udhëtimet “e

rrezikshme politike” deri tek presidenti Alija, paraqiten si flijime

për pranverën demokratike.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!