29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

72

veçant gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit, u bë model

informacioni, jo vetëm në libra, por edhe në raportet e

ndërsjella jetësore. Këtu edhe ishte qëllimi i kësaj

propagande.

Në kohën e demokracisë, pikërisht kur përgatitemi të

mbajmë fjalimin më patetik, a s’ jemi të detyruar të mendojmë:

a mos ka vëllau im diç kundër meje? A duhet të pajtohem me

vëllanë pa e fyer? Po! Vëllau i madh, i quajtur shkrimtar, do të

pajtohet mashtrueshëm me vëllezërit e vegjël: protagonistin

dhe lexuesin e vogël. Vëllau i madh sinqerisht duhet t’i lirojë

nga trekëndëshi ideopolicor. Vëllau i madh, i detyruar në

kohën e shkrimeve ideokomuniste t’i përmbahet rreptësisht

trekëndëshit të gullagut , sot e ka shansën e vetme historike të

lirohet e të lirojë vetëm nëse e pranon egoizmin, inercionin e

shprehisë, shajninë se në kohën e sockomunizmit zyrtar ka

qenë shkrimtar.Pajtimi i vëllezërve do të bëhet, siç mendojnë

filozofët bashkëkohorë, kur të Tretë: shkrimtari, protagonisti e

lexuesi të pavarësohen. Siç mendojnë linguistët, edhe gjuha

në këtë feksim do të jetë më e lirë që nga fonema e deri tek

teksti. Kjo do të jetë demokracia: “Në kje se drejtësia e juaj s’

ka për të kenë shumë ma e madhe se ajo e Skribëve dhe e

Farizejve, s’ keni për të hi në mbretni të qiellës ... “.

Demokracia shqiptare për të hy në qiellin

e demokracive evropiane skajsmërisht duhet të jetë më e

drejtë se ajo e skribëve sockomunistë. Tipologjia jo vetëm të

lirohet nga pozicionimi brenda trekëndëshit policor, por edhe

të lirohet nga cenet konceptuale historike. Po s’i liruam dhe s’

u shëruan këta dy faktorë themelorë të kulturës sonë, do të

ngurosemi në cenet e idelogjisë edhe përtej pesdhjetë vjetve

të fundit. Demokracia kërkon logjikën e vet; ndryshe ajo do të

mbetet vetëm emërtim pa asfarë përmbajtje dhe gjithmonë e

pakuptueshme për ne. Demokracia kërkon t’i njohim mëkatet.

Nëse askush s’do të njohë asgjë nga mëkatet e veta, pa të

cilët s’është mbetura asnjeri, s’kemi lëvizur asnjë centimetër

drejt demokracisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!