29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

54

Në fjalinë evropiane të Shekspirit kur pushteti i Jul

Cezarit, brenda të njejtës ditë, kalon tek Bruti – Kas e tek

Mark Antoni, para lexuesit hapet transparenca evropiane e

mbështetur në logjikën e pastër të ushtrisë. Lexuesi evropian

dhe lexuesi ballkanas pamfletin politik të Shekspirit mbi

Cezarin e Romës e lexojnë me standarde të ndryshme.

Lexuesi ballkanas ditën politike të Romës së Cezarit e lexon

si vullnet siperan të Fatumit. Lexuesi evropian ditën politike të

Romës së Cezarit e lexon, realisht, si grushtshtet të pushtetit

mbi pushtetit.

Shekspiri, popullin e Romës, tri herë brenda të njejtës

ditë, e ven në gjumin politik të Prokrustit: e gdhinë me

pushtetin e Cezarit, e shpie në sillë me pushtetin e Brutit –

Kas e, në mbrëmje ngryset nën pushtetin e Mark Antonit.

Bajroni, me lazdrimin e tij tartufian, tenton t’ia kalojë

ditës politike të Shekspirit duke iu afruar fizikisht fjalisë

teatrore ballkanase pa i kuptuar kurrë mizoritë e Ali Pashë

Tepelencës, pa e kuptuar pickimin hileqar të mushkajës.

Bajroni s’ka konstrukt psikomental ta kuptojë se në fjalinë

ballkanase ka veshtulli ugurzezë, veshtulli vrastare. Këtë

veshtulli vrastare fjalia teatrore ballkanase e nxjerrë nga

bodrumet e baladave, të legjendave, të miteve.

Në skenën ballkanase politika pushtetore doemosdo

do të ndryshojë, bile tri herë brenda ditës, asnjëherë pa i

takuar ditës së vet. Prokrusti i fjalisë teatrale ballkanike brenda

ditës i ekzekutonte tri politika sipas “gabimit” psikofizik të

shtetasit. Kur shtetasi delte më i gjatë se shtrati i Prokrustit

atëherë shtetasit ia prente këmbët për ta barazuar me

shtratin; kur shtetasi ishte më i shkurtër se shtrati atëherë

Prokrusti ia thente eshtrat për ta zgjatur sa shtrati; kur shtetasi

pretendonte të paraqitej sa shtrati duhej t’i provonte dy të

parat. Në të tri rastet, në të gjitha rastet, shtetasi ballkanik

duhej të shtrihej i vdekur brenda shtratit të Prokrustit, duhej të

jetonte i vdekur brenda shtetit – atdhe, duhej të jetojë i vdekur

brenda fjalisë teatrale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!