29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Është konstatuar, me të drejtë ose pa të drejtë, se

kemi histori të letërsisë por jo shkencë mbi letërsinë. Jasht

këtij mendimi, historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika

letrare, e përfaqsojnë “shpjegimin” e letërsisë. Natyrisht, pas

kontradiktave “ekziston - s’ekziston” problemi letrar,

personazhët krejt pozitivë apo krejt negativë, zbret para nesh

pyetja: mbi cilat teorema shkencore bazohen teoria e

letërsisë, historia e letërsisë e më pak kritika letrare. Teoria e

letërsisë, historia e letërsisë, kritika letrare ende s’e kanë

kuptuar se metodologjia e klasifikimit të gjuhës nuk mund t’i

përfshijë të gjitha permutacionet e fjalëve pasive të një gjuhe

(langue) dhe të gjitha fjalitë aktive të të folurit (la parole). Në

veprën letrare mund të analizojmë më saktë analitikisht dhe

sintetikisht vetëm një numër të kufizuar fjalësh e

permutacionesh që i quajmë tekst.

Kriza e komentimit, në letërsinë evropiane, është

përcjellë nga një kohë në tjetrën meqë asaj letërsie deri në

Renesansë i mungoi protagonisti, por gjuha e kësaj letërsie

ishte kodifikuar në manuale skolastike.

“Ne, sot, e dimë vetëm për një histori të studimit letrar,

derisa në Mesjetë funksiononin katër faktorë specifikë lidhur

me librin: Scriptori (i cili vetëm përshkruan, pa shtuar asgjë);

kompilatori (që nuk shton diç vetanake, përkundër, shqyrtimit

të veprës); komentatori (që intervenon vetëm kur duhet

sqaruar diç në tekstin e shkruar) e në fund autorI i cili shpalos

idetë vetanake duke u barazuar në autoritete tjera (morale,

fetare, patriotike, sht. jonë). Ky sistemim, me qëllimin e tij të

qartë bëhet libër i pranuar e “i respektuar" 1)

Edhe letërsia shqipe, prej copëzimeve të para fetare e

deri tek manualet politike ka synuar “Librin e respektuar” nga

publiku e, veçanërisht të aprovuar nga autoritetet pushtetare.

Scriptori e kompilatori, jo pretendues për krijime, nuk i kanë

1 *Rolan Bart “Književnost mitologija semiologija”, Beograd 1979, fq.

195

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!