29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

153 Simbolika kondensuese dhe simbolika e

referencës

Simbolika kondensuese dhe simbolika

e referencës

Letërsia shqipe, po edhe letërsia botërore, është sjellë

shumë edukativisht ndaj lexuesit, siç është sjellë shumë

edukativisht qe në lashtësi gjyshja ndaj nipit apo mbesës së

dëgjueshme. Përkundër lexuesit i cili nga skrupuloziteti, nga

besimi apo nga frika politike heshtë, fëmija shpesh, me

guximin e tij të papërmbajtur, i kundërvihet gjyshes për

ngatërrimin e kompozicionit të përrallës. Gjyshja dhe fëmija,

ose ndahen me hidhërim të ndërsjellë ose bëjnë kompromis

me ndërhërjen direkte të fëmijës në kompozicionin e përrallës.

Bokaço sjell këtë dialog të dy grave që me kujdes e

vështronin Dante Aligierin: “E dini atë që ai zbret në ferr dhe

kthehet nga atje kur të dojë?” Tjetra sinqerisht i përgjigjet: “Po,

ti, si duket, flet të vërtetën. Çka mendon, a thua mjekrra aq e

ashpër dhe teni i fytyrës aq i errët i janë bërë nga zjarri dhe

tymi i atjeshëm?” 1)

Çdo shkrimtar i letërsisë botërore do të ishte i lumtur

po t’i kishte lexuesit si këto dy gra, por jo si fëmija që i ndërhyn

gjyshes në kompozicionin e përrallës. Shkrimtari për ta arritur

pozitën e determinuar, të dishiplinuar, të lexuesit, përherë

shfrytëzon atributet kërcnuese, morale, religjioze, folklorike,

patriotike. Çfarëdo drejtimi letrar, megjithatë shumësi

shkollash letrare, prej atyre më klasike e deri te të

ashtuquajturat drejtime moderniste, s’kanë arritur për asnjë

moment t’i reshten heroit të mikrotekstit e as të makrotestit.

1 Osip Mendelshtam, “Shqyrtime mbi Danten”, fq. 68

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!