29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me ngathtësi dinosauri. Andaj ky “disidenti” i letërsisë shqipe

ia paska nxjerrë pushtetit totalitar të vetmin sy polifemik. Po, le

të shpëtojë shkrimtari! Lexuesi prapë le të mbetet në

klaustrofobinë e trekëndëshit politik të letërsisë shqipe!

Të gjithë këta shkrimtarë socrealistë përpjekjet e tyre

artistike orvaten t’i vendosin në mënyrë diskrete jashtë tekstit.

Ata donë të thonë se s’kanë dashur të dalin jasht asociacionit

sikur tek muzika, piktura, baleti, pantomima ... vërtet në këto

arte shpaloset liria e përjetimit por këtu mungon ideja,

koncepti ... që shkrimtarit socrealist i ndalohej.

“Figura, në thjeshtësinë e vet, nuk kërkon kurrfarë

njohurie. Ajo i përket kryesisht ndërdijes. Sipas mënyrës së

shprehjes, ajo ende është e re; është gjuhë e re. Me risitë e

figurave të veta, poeti është në burimin e gjuhës. Për ta

caktuar saktësisht së ç‘mund të jetë fenomenologjia e figurës

poetike, për ta vërtetuar se figura ekzistonte para të të

menduarit, duhet thënë së poezia më parë është

fenomenologji e shpirtit se fenomenologji e mëndjes

njerëzore. Për këtë duhej qëmtuar dokumente mbi vetëdijen

ëndërruese 1)

“Ne nuk jemi në gjendje të meditojmë në një lëmi e

cila ka ekzistuar para gjuhës. Bile, edhe, nëse kjo tezë në

dukje e pamundëson thellësinë ontologjike, duhet të na lejohet

si hipotezë, për shkak të tipit adekuat që studjojmë në lëminë

e imagjinatës poetike.

Sipas kësaj, figura poetike, paraqitja e logosit, për ne

personalisht, është novatore 2)

Disa thonë se ekziston liria absolute e përjetimit

përpara zanafillës së mendimit, kurse të tjerët thonë se

transparenca e gjuhës nuk lejon asnjë mendim përpara se të

ekzistonte vet ajo (gjuha). Të tretët janë shkrimtarët e

1 Gaston Bashlar “Poetika prostora”, Beograd 1969, fq. 5

2 Gaston Bashlar “Poetika prostora”, Beograd 1969, fq. 10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!