29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

207 Identiteti i historisë dhe i historianit

Historianët, jo vetëm që nuk kanë shkruar për këtë masakër,

jo vetëm që s’kanë guxuar t’ua shpjegojnë nxënësve nëpër

audotiriume por sipas “profesionit pedagogjik” janë orvatur ta

ruajnë nderin internacionalist të Enver Hoxhës duke bërë një

rrenim gjeografik e demografik. Edhe kur filluan belbëzimet e

para, rruga Prizren - Kukës - Shkodër të duket se nuk është

në Shqipëri dhe se buzë kësaj rruge s’ka jetuar njeri i gjallë;

s’kishte as njerëz, as fshatra, as pushtet shqiptar!

Në fund të këtij fragmenti tragjik të historisë shqiptare,

vehet para provës sintagma më titullare: lufta

nacionalçlirimtare, e cila është përdorur në kodifikimin më të

fortë politik nga të gjithë historianët e ideokomunizmit,

ndonëse historianët që shkruanin në perëndim, lexuesi

shqiptar s’mund t’i kishte:

1. Lufta

Ishte luftë shtyerja e mija njerëzve të rinj shqiptarë nga

Kosova, të paarmatosur në humbëtirën e pushkatimit masiv?

Çdo historian i demokracisë botërore, përveç historianëve

shqiptarë, këtë do ta quante HOLOKAUST por asesi luftë. Ne

ballkanasit jemi të fundit në Evropë që ende s’e kemi mësuar

se lufta zhvillohet midis dy kundërshtarëve të armatosur;

ndryshe nëse njëri është i armatosur e tjetri jo, s’mund të ketë

luftë por vetëm plojë. Në asnjë histori botërore nuk flitet për

një luftë të jevrejve kundër Hitlerit, arsyet i dimë. Getoja e

Varshavës ishte vetëm masakër.

2. Nacioni

Ishte nacioni, ai komb, (në këtë rast kombi shqiptar) që

nuk e dëgjoi katrahurën e leprozëve politike kosovarë gjatë

udhëtimit të tyre nëpër gjoksin e Nënës?! Ishte komb ai që

s’mundi ta pengojë këtë masakër?! Përgjegja e historianit

objektiv s’është dhënë ende përkundër hipërtrofive të tashme

diletante.

3. Çlirimi

Ishte çlirim pushkatimi i gjithë këtyre të rinjve pa i

dhënë llogari askujt? Kjo sintagmë kontradiktore rëndë do të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!