29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

voglën çvendosje në studimet arkeologjike por i shqetësoi

shpirtrat e ballkanasve të mëvonshëm. Edhe sot s’dihet përse

me aq ngulm lakmuan çvendosjen e Trojës prej Azisë së

vogël në fshatin Gabela. Sipas Prajsit rruga e Odhisesë nuk

shpiente nga Troja në Itakë vetëm nëpër detin Egje, por nga

Itaka në Trojë dhe anasjelltas bëhet kryesisht nëpër detin Jon

dhe Adriatik. Në vitin 1986, gazetarët, psedointelektualët

jugosllavë, organizuan seanca “gjuhësore-televizive” ku

paditeshin të gjithë arkeologë sllavë që s’kanë qenë në

gjendje ta “zbulojnë këtë Trojë” në luginën e Neretves, para se

këtë ta bëjë “shkencëtari gjenial” nga Meksika e largët.

Arkeologët jugosllavë me gjysëm zëri, me ndjenjën e fajit,

përgjigjeshin se më lart se qyteti i Durrësit nuk është zbuluar

ndonjë element i kulturës helene. Ky kontest tragjikomik midis

gazetarëve dhe arkeologëve jugosllavë mbeti i pazgjidhur.

Mbase shpirti sllav me maliciozitet mazohist të Kosovës kishte

nevojë për një luftë të humbur paraantike, kur ende këta sllavë

silleshin nëpër stepat e Sibirit. Te fundi, e rëndësishme ishte

që kjo luftë e Trojës të jetë zhvilluar dhe të jetë humbur diku

në trojet e sotme sllave.

Eduard Sapiri, këtë ngulm për çvendosjen e Trojës nga

Azia e vogël në fshatin Gabela, do ta shpjegonte nëpërmes

ekonomisë së referencës, e cila s’ka nevojë për fakte

shkencore por vetëm për idetë e indoktrinimit kolektiv. Ky

indoktrinim, pa mundur të thotë asgjë se cilët do të kenë qenë

banorët e Trojës ballkanike provoi ta varrosë Trojën e vërtetë

të zbuluar nga racionalizimi evroperëndimor. Ekonomisë së

referencës së Lindjes i shërben shenji ideor, i cili do të

qëndrojë mbi turmën si shenjë e përhumbjes së identitetit të

individit. Andaj edhe sot gjuha plymësore e lindjes, pa

identitet, për pragmatizmin evroperëndimor mbetet gjuhë e

gjymtë konceptualisht.

Këtu qëndron, për shembull, ndryshimi perëndim-lindje

i shenjit dhe shenjuesin psikogjuhësor midis “Faustit” të

Gëtes dhe “Krimit ...” të Dostojevskit. Sipas ekonomisë ideore

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!