29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

69 Ideogjuha e letërsive të vjetra

natyrshme që secili shkrimtar, sot, t’u dalë zot veprave të veta.

Duke i mbrojtur ato vepra, shkrimtari e mbron vetveten,

njëkohësisht mbron edhe kohën e shkrimeve ideokomuniste.

Në këto libra s’ është arti për ta mbrojtur por është politika, që

zbulon deklarimin e doemosdoshëm të shkrimtarit, historianit,

intelektualit .... Tash në kohën e shpalljes së demokracisë

shkrimtari po detyrohet, për shkaqe mbrojtëse, ta stisë

biografinë e vet të dytë, për ta mohuar biografinë e parë

politike, të kohës së monizmit. Sipas këtij shembulli na ka

kapërthye mania e shpifjeve biografike.

Eksperimenti sockomunist s’e ka kursye askënd:

viktimat, në emër të popullit, e kanë denoncuar njëra-tjetrën

deri tek zhbërja fizike. Ideologjia bënte çdo gjë të ndodhte në

emër të popullit, pikërisht të një populli pa biografi. Nga gjithë

ky popull pa biografi pesëdhjetëvjeçare, sot shkrimtarët donë

të ringjallen me ndihmën e muzeumeve biografike. Nëpërmes

stisjeve krejtësisht të paqëna, tash njerëzit vetshpallen:

disidentë, të persekutuar, të burgosur politikë, azilantë,

refugjatë... . Të gjithë nguten të ikin nga populli i pabiografi.

Qëllimi është më shumë se dëshprues: i magjepsuri i

atëhershëm politik tash dëshiron më çdo kusht t’ ia tregojë

rrugën e demokracisë popullit të humbur. Kjo nuk është vetëm

çështje morale por është shumë materiale, më konkrete -

shumë më fizike. Ai që ishte i magjepsur politikisht në kohën

sockomuniste, ose që i ka takuar “gjendjes së tretë”

psikopolitike, sot pavetëdijshëm, e shpesh edhe vetëdijshëm,

bëhet pengesë fizike duke u orvatur ta shpëtojë veten nga

gjendja e mëparshme politike. Andaj sot tek ne, si edhe në të

gjitha vendet e kontaminuara nga sockomunizmi, mjetet

gjuhësore, tipologjike, psiqike, dalin aq të vjetëruara sa edhe

armët e vëngjilluara të Don Kishotit. Të gjithë këta faktorë

gjuhësorë doemosdo kërkojnë ristrukturim, së pakut

krahasues, me atë të demokracive perëndimore. Mbase

ndonjëherë do t’ i arrijmë të mirat materiale, por me këtë

shpejtësi s’ do të arrijmë ta bëjmë popullin, lexuesin,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!