29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

159 Simbolika kondensuese dhe simbolika e

referencës

“Natyrisht”.

... (triumfalisht), “ato s’mund të jenë zhdukur krejtësisht. Disa

ende mund të kenë sharruar nën dhe. Unë do të doja t’i ngris

sërishë. Baba, një ditë do të shkoj dhe do t’i ngris sërishë.

“Unë s’do të befasohem. Dhe tash biri im të jeshë i

qetë. Tash dëshiroj të shkosh të flesh” 1)

Kjo bisedë midis babës dhe birit u zhvillua në vitin

1829, në një qytet të vogël të Gjermanisë veriore, pikërisht në

Meklenburg. Në këtë dialog vërehet këmbëngulja frymëzuese

e një fëmije për ta vërtetuar “shkencërisht” ekzistencën e

Trojës sepse nuk i mjaftonte vetëm besimi simbolik për Trojën.

Në këtë dialog vërehet logjika evroperëndimore, e cila mbase

mund të ketë një synim ta mbulojë simbolikën e skllavërisë

lindore. Vërtet ky djalosh i quajtur Henrih Shliman, me zjarrin

entuziast arriti ta zbulojë Trojën e mbretit Priam, atë Trojën e

“Iliadës” së Homerit, pa qenë i vetëdijshëm se ka zbuluar

edhe qytetërime më të hershme. Shlimani, joprofesionist në

arkeologji, shkoi më lartë se Homeri; me arkeologjinë e tij

Shlimani s’e dinte se u ndesh në tekstet parahomeriane.

Shumë vite më vonë Shlimani vërtetë e zbuloi Trojën e

Priamit pikërisht në brigjet lindore të Turqisë së sotme, aty ku

ai me instiktin e lexuesit të pasionuar të “Iliadës” i kishte

caktuar të gjitha koordinatat e qytetit të Priamit. Arkeologjia

botërore me disa vërejtje e ka pranuar këtë zbulim, ndonëse

156 vjet pas këtij dalogu të Shlimanit shtatëvjeçar dhe ta atit,

në Meksikën e largët, Prajsi botoi librin e tij akcidental

“Publiku i verbër i Homerit”, i cili kryesisht sipas toponimeve

mjaft të dyshimta “vërtetoi” se Troja e Priamit ishte, askund

tjetër veçse, në fshatin Gabela të Hercegovinës, aty ku lumi

Neretva i afrohet Adriatikut. Ky “zbulim” nuk bëri as më të

1 Cotrell, Leonard Cotrell “The Bull of Minos”, Athenes, 1983, fq. 5.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!