29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

336

Cilës fjalë i kanë besuar këta njerëz atëherë, e cilës

fjalë mund t’i besojnë sot? Edhe njëherë le të na ndihmojë

guximi i Shën Palit: “Në kje se Krishti s’asht ngjallë, feja e jonë

asht e kotë.” Nëse Fjala shqipe s’do të ngjallet - nëse

Tipologjia e letërsisë shqipe s’do të ngjallet, demokracia e

shqiptarëve do të jetë krejtësisht e kotë.

A do të ngjallen ata që besuan në sockomunizëm:

“Torturat janë të tmerrshme: si është e mundur një gjë e tillë?

Po atëherë ku është e vërteta. Ku është Partia?” (A. London

“Pranimi”). Pas aq torturash të përjetuara në burgë, besimi

metabolik në komunizëm, Artur Londonin e shpie deri tek

pyetja rezignuese për keqpërdoruesit, por jo për udhëheqësin

e Partisë: “Por ju, si komunistë, e dini fort mirë se gënjeshtrat

s’mund të jenë bazë mbi të cilën mund të ndërtohet shoqëria”.

Përkundër kësaj, komunizmi do të thotë ndershmëri, vërtetësi,

sinqeritet. Humaniteti socialist s’ka asgjë të përbashkët me atë

që ndodh këtu!” (A. London “Pranimi”). Ky njeri kishte berë

dhjetra vite në burgjet e komunizmit por ende beson se ky ka

qenë vetem një gabim akcidental.

Kjo tregon deri ku mund të shkojë lajthimi i njeriut:

“Racionalisti Henry, synon arritjen e ndihmës së të

doemosdoshmës, sepse ky përvetësim kërkon sacrificum

intellectus - flijim ose mohim të mënyrës së të të menduarit.

Viktima e tillë është e pashmangëshme... “

Cila fjalë e gjuhës shqipe dhe cili protagonist i letërsisë

shqipe do t’i shërbenin kësaj viktime, kësaj anime që

“qëndron” në tekstin e ëndrrës. I vdekuri nuk flet - atij s’i duhet

më fjala. Ai s’mund ta ndryshojë fjalën. Disidenti i komunizmit

është bindës aq sa edhe lugati...!

Le ta mbyllim me diskursin aq të guximshëm të Shën

Palit: “në kje se krishti s’asht ngjallë, feja jonë asht e

kotë.”

Nëse fjala shqipe nuk ngjallet, demokracia

shqiptare do të jetë krejtsisht e kotë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!