29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

310

studimit vetëm gjuhësor të “Mesharit”. Pas dështimit historik të

shqiptarëve në planin konfesional, përkundër dëshprimit,

Buzuku s’e humbi përkorninë t’ua kujtojë këtyre shqiptarëve

ditën e parë të shkollës kristiane me “Djalin shkapërdar”. Me

gjithë këto anonimitete, të qena e të paqena, edhe vlera e

“Mesharit” mbeti vetëm “nocion historik i gjuhës”.

Mbase Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi ... nuk mund të

besonin se premtimet e dikurshme të Barletit e Beçikemit ...

s’do t’i realizonin as nipërit e nipërve; nuk besonin se premtimi

i Barletit do të mbetej për jetë të jetës përtej detit bashkë me

pikëllimin e tij të madh.

Çdo gjë shqiptare në kohën e patriarkëve shqiptarë siç

ishin: Buzuku, Budi, Bogdani... shkonte aksidentalisht drejt

muzgut të historisë. Në pragun e këtij muzgu aziatik patriarkët

e fesë shqiptare u përpoqën ta gjëlbërojnë stinën e vdekur

shqiptare të gjuhës, historisë, fesë, e deri tek familja e atdheu.

Pas gjithë fatkeqësive biblike të shqiptarëve, erdhi më

në fund sockomunizmi, i cili, me “Dialektikën e vet famoze e

zgjidhi” gjithë historinë e ndërkyer shqiptare, duke e ndarë në

dy pjesë:

1."Dhjata e vjetër": prej Adamit shqiptar e deri tek

ideologjia sockomuniste.

2."Dhjata e re" prej sockomunizmit e deri në fund të

historisë.

Të gjithë “profetët” e Besëlidhjes së vjetër shqiptare,

prej Buzukut e deri tek Gjon Pagëzori (Migjeni) i letërsisë

shqipe, mbeten profetë të dyshimtë. Migjenit iu caktua detyra

e pagëzuesit të shkrimtarëve të rinj të letërsisë shqipe.

Shkrimtarët, si Jakov Xoxa, Shefqet Musaraj, Ali

Abdihoxha... e kuptuan metodologjinë letrare të kësaj ndarjeje.

“Lumi i vdekur”, sipas këtij klasifikimi, ka arritur njëfarë

skematizimi biblik të “Besëlidhjes së vjetër” siç është dyndja

drejt Myzeqesë, apo përmbytja, që ta kujton kohën e Nojës.

“Juga e bardhë”, strukturalisht i përket krejtsisht “Besëlidhjes

së re” ideologjike, sepse këtu institucionalizohet ideologjia.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!