29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

79 Ekzorciusi politik

Pas vrasjes së Lizaveta Ivanovnës, pushon së vepruari

forca e determinimit satanik. Inventari i krimit pjesë-pjesë

kthehet në natyrshmërinë e gravitacionit.

Studiuesit e veprave të Dostojevskit duhet ta pranojnë,

më në fund, se pikërisht në dhomën e Alona Ivanovnës

përfundon vepra “Krimi e dënimi”. “Krimi” është vepër e rrallë

në letërsinë botërore që i ka shpëtuar tiranisë së trekëndëshit

letrar. Rodion Romanoviq Raskolnikovi kurrë më s’është dalë

nga dhoma e motrave Ivanovna. Ai gjendet, po në atë dhomë,

sot e gjithë ditën. Në pjesën e dytë të veprës “Krimi dhe

dënimi” fillon strukturimi i trekëndëshit letrar, i moralit

rusoortodoks dhe i politikës cariste. Në këtë trekëndësh

vendosën të shpërngulurit psikologjikë për ta ruajtur moralin,

ortodoksizmin dhe idenë perandorake. Këto entitete morale,

ruse, kërkojnë nga Dostojevski ta shpëtojë Raskolnikovin.

Dostojevski e “shpëton” nëpërmes trekëndëshit letrar

ideopolitik. Psikanaliza, duke e parë që ne fillim të shekullit se

ky trekëndësh letrar e kufizon njeriun emocionalisht e

intelektualisht, orvatet ta nxjerrë, pak aksidentalisht, nga kjo

pozitë. Metodologjinë e trekëndëshit letrar psikanaliza e

vendosi brenda natyrës së individit. Faktorët e sjelljes

individuale i vendosi në tri pika që përkufizojnë me efektin e

endërrës:

a. Veprimi motivues

b. Veprimi i motivuar

c. Përjetimi subjektiv

Është i pari konstatim që “zbuloi” homogjenitetin e

motivimeve psikofizike të individit. Vetëm ky “zbulim”

psikanalitik, për herë të parë, fitoi të drejtën e autocenzurës.

Andaj psikanaliza me të drejtë shkoqiti vetëm ato fragmente të

letërsisë së përbotëshme ku gjeniu i shkrimtarit gjendet jashtë

metodologjisë së trekëndëshit ideoletrar. Sipas metodologjisë

psikanalitike studiohet vetëm krimi i Raskolnikovit, ndërsa

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!