29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

253 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

a grammar of asent, note iii).

Ky tekst rekomandon tri lloje progresive të leximit:

1.Leximi i tekstit të qartë, të cilin murgu e njihte mjaft

mirë (the story is well known of the monk), tregon

gjendjen e parë reale të intelektualit të angazhuar në

letërsi, filozofi, apo në këtë rast në tekstin fetar.

2. Faza e meditimit dekartian të murgut, midis tekstit të

njohur (the story) dhe këngës së zogut (song of the

bird). Kjo fazë e meditimit murgun do ta shpie kah një

përvojë intuitive dhe shumë përjetuese.

3.Leximi i reminishencës së figurës, jashtë tekstit,

(song of bird - kënga e zogut), që murgut i

mundëson mënjanimin e tekstit të angazhuar (the

story ...well know) por edhe mënjanimin e

gjysëmtekstit mediativ (to meditate). Ky murg preferon

gjendjen e tretë, gjendjen më poetike, i ngopur nga

teksti i angazhuar dhe nga oshenaria mediative.

“Kënga (e zogut është më e mirë në qoftë se na (e) e

ndien zemra sepse është shprehje dëshire e jo

përshkrim i ngjarjes” (Borhes).

Në qoftë se murgu i tektit të gradacionit, për vete dhe

për lexuesin, i provon tri gjendjet transformacionale: prej the

story, në meditate, për të sosur në song of bird, duke i

dhënë vetes dhe lexuesit më në fund lirinë e natyrshme të

përjetimit, shkrimtari socialist tenton ta mashtrojë lexuesin me

të njëjtin tekst dhe me mjete të vjetruara gjuhësore. Këto tri

faza të tekstit që shënuam më lartë, i përkasin zhvillimit

gjenerativ drejt shkëlqimit poetik të gjendjes shpirtërore. Këtë

shkallëzim gjenerativ nuk mund ta shfrytëzojë shkrimtari

socrealist, duke e mëtuar lexuesin ta rilexojë të njëjtën vepër

nën tutelen, me gjuhë të kontaminuar politikisht. Në këtë

rilexim shkrimtari socrealist kërkon ta bindë lexuesin e

përçmuar doemosdo, se ai shkrimtar paskesh qenë “brejtësi”

politik i pushtetit nga brenda, meqë Partia paskësh vepruar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!