29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

227 Identiteti i historisë dhe i historianit

Tautologjia idogjuhësore, metodologjike dhe

tipologjike

“Për një shoqëri asgjë s’është me qenësore se

klasifikimi i gjuhës së saj” - thotë Roland Barti.

“Në këtë mënyrë distinkcioni midis langue dhe parole

ofron principin i cili ka domethënie për linguistikën. Duke

veçuar gjuhën (langue) nga fjala (parole), shkruan Sosyri,

ndajmë në të njëjtën kohë: 1.atë që është publike nga ajo që

është individuale; 2.atë që është qenësore nga ajo që është

ndërtuar pak a shumë rastësisht” 1)

Ky mendim i Sosyrit, që në fillim të këtij shekulli, solli,

kuptohet në linguistikë, e në shkencat e tjera humanitare, atë

dilemën e madhe të publikës dhe individuales. Kjo “dilemë”

bëhet e pashmangëshme posa të zbulohet natyra gjenerative

e gjuhës, ose thënë ndryshe, natyra linguistike e simbolit.

“Deri tek ky “zbulim", sot arrihet me veprimin e përbashkët të

psikanalizës dhe strukturalizmit. Shoqëria borgjeze klasike,

një kohë të gjatë e ka konsideruar të folurit si mjet apo si

zbukurim; sot në të shohim shenjin dhe të vërtetën. Madje çdo

gjë që është e lidhur me gjuhën vehet në mënyrë të dukshme

në pikëpyetje: filozofia, shkencat humanitare, letërsia" 2)

1 Xhonatan Kaler “ Sosir osnivač moderne lingvistike”, Beograd

1980, fq. 35

2 Rolan Bart “Književnost mitologija semiologija”, Beograd 1979, fq.

195

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!