29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

209 Identiteti i historisë dhe i historianit

mundur të jetë kurrë shkrimtar. Pikërisht këtu lugatoset

egoizmi i identifikimit të historianit me shkencëtarin, i cili

figurat e “dyshimta” i ka zvogluar në permasa të xhuxhit politik

para Goliatit marksistleninist. Mënyra e të menduarit, struktura

e gjymtuar e fjalës, brendia e tekstit, kushtëzojnë diferencat e

mëdha të mësuara më tepër në arkivat e bodrumeve policore

se sa në “bibliotekat historike”. Fatkeqsisht ky proçedim i

historianit të Partisë edhe sot kur flasim kaq tepër për

demokracinë, pretendon të paraqitet i vetmjaftueshëm.

Inercioni i egoizmit të historianit brenda arkivit ideokomunist,

nuk i lejon çvendosjen kualitative në favor të demokracisë

sepse me këtë akt, ky historian trimërisht do ta vriste vetveten.

Inicimet më të reja, mjaft diletante, të botuara në

shtypin periodik, mbase të hipertrofuara kombëtarisht,

pretendojnë zbulimin e asaj pjesës më të anatemuar të

historisë shqiptare. Me vetëdije apo spontanisht, në këtë

marketing historik të shtypit periodik, zë fill akuza malicioze

nacionaliste kundër historianëve të Partisë. Objektivisht do të

qëndrojnë larg konstatimit se inicimet e diletantëve

nacionalistë për tema tabu të historisë shqiptare, janë më të

nivelizuara shkencërisht se referencat e historianëve të

Partisë. Vetvetiu dualizmi i mendimeve që provokohet nga

situatat e sotme politike dhe situatat e djeshme politike,

historianin e Partisë e nxjerrin më të nënçmuar se gazetarin.

Përkundër kësaj të vërtete, ky historian, sot e gjithë ditën,

s’arrinë më largë se të bëjë disa riparime në histori;

fatkeqsisht me të njëjtat mjete të vjetruara gjuhësore e

intelektuale.

Në kohën e monizmit partiak historiani ka qenë i

shtrënguar të shërbente me shenjues dhe të shenjuar

gjuhësorë sipas mostrës së caktuar nga arkivat policore. Këto

struktura mikrotekstuale e kishin bazën e barazimit të të gjithë

tekstit dhe figurave historike sipas trekëndëshit ideologjik:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!