29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

21 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

Çka mund të barabitet më cinizëm evropian sa vrasësi

i dyfishtë romak, vrasësi i Jezusit dhe vrasësi i hebrejve, të

kërkojë nga viktima e parë ta mohojë viktimen e dytë: të

kërkohet nga Jezusi ta mohojë popullin e vet vetem pse ky

popull shpërthei: “Hosana baraba”! Shërbimi Informativ romak

në turmën e hutuar judaike i kishte infiltruar njerëzit e vet, të

paguar, të çjerrëshin për interesat e Romës: “Hosana Baraba”!

Romës i duhej i gjallë Baraba sepse përmes Barabës Roma i

mbante të ndezura zjarret e rrebelimit judaik. Ushtria romake,

policia romake, sherbimi informativ romak, në Jude e në Galile

mbaheshin nga rrebelimet e Barabës për ta terrorizuar

popullin hebraik. Paqja e predikuar nga Jezusi: “Jepni çka i

takon Cezarit”, ushtrisë romake, policisë romake, shërbimit

informativ romak, ua merrte nga dora armën për terrorizimin e

popullit hebre.

Sot e gjithë ditën e lume vrasësit e Jezusit e aktrojnë

për çdo Pashkë rrugëtimin e fundit të Jezusit nëpër

katërmbëdhjetë stacione. Pas dymijë vjetësh interpretimi të

gabueshëm nuk dihet se cili: Ponce Pilati duhet të presë para

Ligjit hebraik apo Jezusi do të presë para Ligjit evropian.

Skribomanët shtetërorë të ungjijve romakë e akuzojnë

Judën aq bollshëm saqë asnjë ligj, sado i mëshirshëm, s’ka

guxim ta mbrojë popullin hebraik. Në interpretimet ungjillore

Juda Isakarioti akuzohet, promovohet në simbol të mëkatit për

ta këncënuar lexuesin-shtetas e shtetasin-lexues.

Kujtesa hebraike mban mend vrasjen e Jezusit,

përbuzjen dymijë vjeçare, krematoriumet e Aushvicit,

Mathuzenit, Dahaut por nuk e mban mend drejtësinë e Ligjit.

Të tri këto dënime të helmta vështirë t’i takojnë një populli

përveç në dënimet sodonike.

Jorge Semprum, shkrimtar i mbijetuar nga kampet e

përqëndrimit thotë: “Ajo që më kujtohet mua është kutërbimi i

krematorit. Krematori ka punuar ditë e natë dhe nga ai vinte

një kundërmim shumë i çuditshëm. Ky kundërmim për mua

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!