29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

71 Ideogjuha e letërsive të vjetra

të zbresin deri tek relacionet e Kont Ugolinit e kardinal

Ruxherit. Po, mëkati ishte bë!

Prapë zbresin pyetjet: a) cila do të jetë koha e pajtimit,

b) si do të bëhet pajtimi?

Përgjigja do të jetë: a) koha e doemosdoshme e

pajtimit, natyrisht, do të jetë koha e demokracisë, b) mënyra e

pajtimit: shërimi i tipologjisë (tipizimit); shërimi i skribëve nga

autosugjestioni i shkrimit; përvendosja e fjalës në rrjedhat

diakronike e sinkronike të etimologjisë, që, në mënyrë më të

saktë, do të vendosej logjika ekonomike e fjalës.

Në gjuhësi, përveç tjerash, qëndron mendimi klasik se

nën trysninë e faktorëve të ndryshëm shumë gjuhë, bile të

njohura, janë zhdukur nga faqja e dheut. Indoeuropianistët e

njohur, si Franc Bopi, tek gjuha shqipe kanë parë një

mbiqëndrueshmëri - një mbijetësë të habitshme midis trysnive

aq të forta gjuhësore por F. Bopi s’flet për semantikën e

dobësuar të fjalës. Te fundi do të pranojmë, të rrëqethur ose

gjakftohët, se shqipja gjatë shekujve ka qëndruar shumë afër

vrasjes, por më në fund s’e dimë a i ka shpëtuar asaj goditjes

fatale. Ashtu si Mendeljevi që është befasuar me natyrën e

disa elementeve,edhe indoeuropianistët janë marrë, deri diku,

me aftësitë mbijetuese të shqipes. Çka s’është thënë në këtë

drejtim!? Cilat teori nuk i janë amputuar gjuhës shqipe! Deri

sot vetëm një teori doli e sigurtë: shqipja doli pa motër e pa

vëlla, gjatë historisë, e ndikuar nga ideologji të ndryshme.

Shumë e rrudhur nga trysnitë, shqipja shpëtoi nga zhdukja

klasike etnogjuhësore, por nuk shpëtoi prej detyrimeve

semantike ideore. Ne, për shumë hire të ideologjive, të

pakuptueshme për kushtet tona, e dëmtuam fort keqas

ekuilibrin gjuhësor që nga fonema, morfema, sintagma, e deri

tek shumësia e tekstit.

Tipologjia e letërsisë shqipe, e dëmtuar nga ideologjitë,

më në fund u vendos nën tutelën e pamëshirshme të

trekëndëshit policor. Do të besojmë, në mos ne, atëherë ata

që do të vijnë pas nesh, se modeli i trekëndëshit policor,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!