29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

91 Çvendosja e parë ideoarkitektonike e personazhit

Arkitekti dhe krijuesi

Filozofia parakristijane Zotin e ka konsideruar si

arkitekt, ndonëse Shën Augustini e promovon Krijuesin e

vërtetë, i cili prej asgjësë krijoi materjen. Vështirsia u shpalos

pas vënies së pushtetit mbi këtë materje; pasi u zbulua gabimi

metodologjik i përdorimit të saj. Në këtë dihotimi të Arkitektit e

të Krijuesit konsiston filozofia panteiste e Naimit, e interpretuar

në mënyra të ndryshme ideologjike, duke ia lënë të hapur

përherë derën manipulimit. Ky interpretim ideor, për asnjë

moment, s’mund ta shpëtojë Naimin nga skëterra ideologjike.

Kjo filozofi e Naimit s’do të merrej në konsideratë, po mos të

ishte pikëvështrimi i kategorisë gjuhë idiomatike, si demagogji

kombëtare. Njësoj si në filozofi, edhe në gjuhën e Naimit

bëhen ristrukturime pseudopatriotike në rrafshin horizontal

dhe vertikal: shenja gjuhësore shkëputet nga konteksti historik

dhe indirekt shenja gjuhësore ngarkohet me gabime

tradicionale. Fundi i këtij procedimi, jo vetëm tek Naimi, (pasi

lexuesin e ven në pozitë inferiore, të pleksur me rrezikun

ideologjik) por edhe panigjerikun e ideologjisë partiake e ven

para dilemës: ta shpallë Partinë Komuniste Krijues apo

Arkitekt. Karizma ideokomuniste më tepër e lakmonte

Krijuesin, ndonëse më shumë i përkiste Arkitektit. Panigjeriku

ideologjik e zgjodhi mundësinë e tretë: sintezën e Krijuesit dhe

Arkitektit; bën atë sintezën përfundimtare të rrugës së gjatë,

deri tek kufiri i Apokalipsës mendore, psiqike e morale. Puna e

Arkitektit ideologjik fillon nga kufijtë më të dyshimtë të

letërsisë shqipe e vazhdon deri tek piramida malicioze e

Migjenit, ndërsa puna e Krijuesit fillon tek kjo piramidë e

vazhdon deri në kohën tonë. Të gjithë banorët e Dhjatës së

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!