29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

121 Aplikimi policor i trekëndëshit ideologjik

mashtruara hungareze. Këto flutura hungareze që s’e kuptuan

gjuhën mashtruese të “liberalizimit" të Hrushovit në vitin 1956,

u shkelën me tanke nëpër rrugët e Peshtes si popull disident.

Të gjithë duhet ta dimë se përkthyesit jugosllavë ishin ndër të

parët përkthyes të Solzhenicinit e të Pasternakut, por ishin ata

që e dorëzuan Imre Nagjin në duart e sovjetikëve. Hrushovit i

nevojitej një aleancë kalimtare me shkrimtarët “disidentë”,

vetëm sa për ta “diskredituar” Stalinin. Këtë ndihmë, të

pakursyer, ia ofroi Hrushovit edhe poeti më zyrtar i asaj kohe

Jevtushenko, i cili me rekomandim nga lart, botoi “poemën”

për diktatorin Enver Hoxha. Kjo “poemë”, me rekomandim, po

ashtu nga jugosllavët, u përkthye në shqipe dhe u botua tek

revista “Jeta e re”. Tash, Jevtushenko, autori i “poemës”

politike mbi Enver Hoxhën, pa fijen e skrupullit kapërdiset në

TVSH si disident i kohës së Hrushovit.

Sado të shkurtëra të kenë qenë këto erëra të vakëta

politike në BRSS, e pastaj në shtetet e Lindjes, në një mënyrë

i kanë paraprirë Pranverës së Pragës, e cila u shua

ushtarakisht, por kujtimi i saj arriti deri në ditët tona. Dubçeku

ishte vetëm një reformist, një renovues i socializmit, por nuk

ishte për vendosjen e demokracisë së mirëfilltë. Natyrisht do

të konstatojmë se kodi, mesazhi, koncepti, ligjërimi dhe

sistemi i të menduarit të njeriut socialist, asnjëherë s’mund të

lirohet ideologjikisht, edhe kur fizikisht kalon në anën e

demokracisë. Anatomia ideologjike e ka përcaktuar bioritmin e

të menduarit, prej mekanizmit të shenjit gjuhësor, e deri tek

metabolizmi fonetik ose fonologjik. Shenja gjuhësore e

kontaminuar substancialisht me ideologji, nuk e lejon shërimin

e gjuhës, as të individit e as të kolektivit. Si mund ta

shpjegojmë ndryshe gjuhën e përmbytur të të burgosurve

politikë në Bashkimin Sovjetik, të sojit të Artur Londonit, të cilët

për asnjë sekondë nuk dyshojnë në idetë e larta të Stalinit, por

mendojnë se burgosja e tyre është një lajthim gjuhësor, apo

një intrigë e vogël e armiqëve të Partisë, për të cilët Stalini nuk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!