02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Do t’i kthehesha odës së kësaj shkolle disa vite më vonë,

kur isha burrëruar dhe kisha mësuar të lexoja e të përktheja

fjalën fluturake të kësaj shkolle, të gjeja midis fjalës alegorike

fjalën e mençme të popullit që ishte rritur e përcjellë brez pas

brezi.

Luznia është një nga vendet më të varfra të Dibrës. Katundi

i ri, atë copë tokë që ia kishte falur natyra, e kishte në mëshirën

e Drinit. Ujërat e tij herë ia jepnin e herë ia merrnin, herë ia

përcillnin Cetushit, Ushtelencës e Brezhdanit e herë ia kthenin

atij. Kjo derisa një pritë e betontë ia ndali hovin e uji mori të

rrjedhë mes për mes deltës së gjerë. Hoteshi në atë copë që

zotëronte mbillte misër e perime. Qepët, specat, kastravecët...e

Hoteshit ishin në krye të tregut. Dy Arapët, i Poshtmi dhe i

Epërmi, Dy Lishanët, i Poshtmi dhe i Epërmi dalloheshin për

arrat dhe dardhat dimërore, që me rrënjë mbanin mejat e

tarracave dhe me fruta “Bukën“ e fëmijëve. Them “bukën“,

sepse (siç do të mësoja kur të formohesha me dije shkencore,

vlera e një kilogram arrash është e barabartë me vlerën e shtatë

kilogramëve mish gjelle dhe ato katër kokrra – një vole – arra

që nëna i fuste fëmijës në çantë për ta ngrënë në pushimin e

gjatë të mësimeve ishin baras me katër qofte)...

Me kaq sa u kishte dhënë natyra atyre fshatrave, jeta ishte

e vështirë. Ata, për ta përballuar atë, për ta mbajtur në këmbë,

i ngjiteshin malit të Pratit dhe prisnin drurët e mëdhenj të ahut

për lëndë ndërtimi e dru zjarri, zbrisnin në Minierën e Mermerit

dhe prisnin kubet e mëdhenj disa tonësh, që merrnin rrugët e

Evropës e shkonin deri në Japoninë e largët. Damari i kuq i atij

mermeri ishte i famshëm dhe i kërkuar edhe në një vend të

tillë si Greqia, edhe në një vend të tillë si Italia të përmendur në

mijëvjeçarë për karrierat në qiell të hapur të mermerëve të

bardhë. Luznakët ishin të lidhur me mirëmbajtjen e pyjeve,

me kërkimet gjeologjike, madje edhe me vepra të tilla të mëdha

si ato të Vaut të Dejes, Fierzës e Komanit si çarës të zotë të

tuneleve. Kishin edhe një spital në Katund të Ri. Kishin edhe

një shkollë të mesme në Lishanin e Poshtëm...

101

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!