02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

fotografive e vidiove. Mario kishte lindur në Amerikë. Prindërit

e tij, babai dhe nëna, e kishin mëkuar çdo ditë, krahas me

qumështin e gjirit dhe me ushqimet e ditës edhe me fjalën e

bukur shqipe. Me të në familje flisnin vetëm shqip. Kur i treguan

gjyshin në hollin e aeroportit, ai nuk priti, por vrapoi dhe iu

hodh në qafë. I thirri shqip dhe bisedoi me të shqip…

…Gjysh e nip nuk ndaheshin. Shëtisnin bashkë, bisedonin

bashkë e nganjëherë flinin bashkë. Lidhja midis nipërve,

mbesave e gjyshërve është një lidhje e çuditshme, një lidhje që

psikologjia e kohëve e ka studiuar, por nuk ia ka gjetur arsyen.

Populli këtë lloj lidhje e dashurie e ka quajtur “Mjalti i Mjaltit”.

Ndoshta këto dy fjalë flasin më shumë se volume të tëra librash.

…Erdhi koha që gjyshi duhet të kthehej në Athinë ku kishte

pjesën tjetër të familjes dhe nipër me të cilët ishte lidhur po aq

fort. Mario nuk donte ta lëshonte…

…U gjet një tjetër rrugë. Mario do të udhëtonte së bashku

me gjyshin në barkun e avionit për të zbritur në aeroportin e

Athinës…

…Në Athinë u bë me dy gjyshër dhe me dy gjyshe, me

gjysh Jovanin e gjysh Mitatin, me gjyshe Lefterinë dhe gjyshe

Mimozën. Shkon herë tek njeri e herë tek tjetri, por gjysh Jovanit

nuk i ndahet as në shtëpi, as në rrugë dhe as në sheshin Agio

Nikolaos, ku do ta gjesh të luajë me moshatarët e tij në orët

pak para mesditës.

…Një mëngjes, tek pinim kafe me Jovanin në ballkonin që

sheh rrugën Olympias dhe dëgjon trokun e trenit elektrik tek

kalon në rrugën e hekurt në stacionin e Agio Nikolaosit, e pyeta

se si i thonë mirëmëngjes në anglisht. Më pa me kuriozitet dhe

pasi ngrysi vetullat më tha me një ton të prerë: “Këtu, më ka

thënë gjyshi, duhet të flasim vetëm shqip”. E flet bukur dhe

pastër shqipen a thua se ke përpara një fëmijë në Lushnjë,

vendlindjen e babait të tij, që nuk ka dëgjuar kurrë në jetën e

tij një fjalë të huaj.

Jovani më tregon se herë pas here ia çon sinjalin satelitor

në ndonjë stacion me përralla në gjuhën angleze. E ndjek me

152

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!