02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ushtrisë. Iku Kozma Lara. Vendi bosh i pianistit… Nikolla

Zoraqi më ka dashtë sa nuk e harroj kurrë. Më bani nji provë…

Fitova… Me Gaqo Avrazin… Në Ansambël në fillim isha ushtar

e manej me rrogë… Kisha edhe rrethin e pianos të Shtëpisë

Qëndrore, ku mësonin fëmijët e ushtarakëve të lartë,

gjeneralëve. Të gjitha punët i kam ba me lezet e me seriozitet.

Erdhën në fund të vitit nanat e fëmijëve. I thonë njena-tjetrës:

“Ta çojmë këte Sandrin në Moskë”. Një ditë ma thonë edhe

mue. “A do me shkue për studime në Moskë? “U thashë: “A

ka qorr që s’don sy?”…

Kështu shkova në Moskë, në Konservatorin “Çajkovski”,

shkollë fantastike, nuk di ça të them. Shkollë ma të mirë unë

s’kam pa, por siç thoshin edhe të tjerët, ai asht nji ndër ma të

mëdhenjt në botë. Atje studiova teorinë e muzikës, muzikologji,

njikohësisht edhe piano. Pata edhe fatin shumë të madh që

më dhanë mësim pedagogë shumë të mëdhenj të muzikologjisë,

ndër ta Ana Nikollajevnën, që na jepte historinë e muzikës.

Më hyni vetë në qejf, ditë e natë punonim.

Ishte një rregull për të plotësue normat e sportit. Kush

donte, kush nuk donte merrte raport mjeku dhe nuk i bante.

Tonini që ishte i shëndoshë, Kozmai e la, kurse unë thashë

due. E kam pasë gjithmonë qejf sportin. Duheshin bërë normat

e skive, të vrapimit… Po kishte edhe kushte…

Në atë kohë ka kenë Tonin Arapi, Kozma Lara, Nikolla

Zoraqi, ndër kangëtarë ka qenë Irena Gjergo, Gjinovefa Heba…

ishte nji grup shumë i mirë që edhe profesorat e drejtuesit ishin

shumë të kënaqun, jo vetëm me sjelljen, por edhe me punën që

bajshim…

Kur faap… u mbyll rubineti. Sikur na e ndinte zemra se

nuk do ta mbarojmë dhe e kemi çfrytëzue jashtzakonisht kohën.

Hanim drekën me Toninin në restorantin e studentëve në

konservator, pushojshim një çikë dhe ngjiteshim nalt e

punonim.

Bamë edhe provimet e vitit të dytë dhe erdhëm në Shqipni.

Albert Paparisto, me iniciativë shumë të fortë hapi

184

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!