02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pleqëri të ketë një pronë të madhe e një urdi me qen të të gjitha

racave.

Dhe tani më thoni me të vërtetë: jam inxhiniere apo nuk

jam. Edhe po nuk ma thatë, mua nuk më ngel hatri. Ky stan

këtë bylmet ka. Nuk na e ka fajin kurkush nëse ne ndërruam

inxhinierllëqet.

U zgjata shumë, sigurisht pa një arsye. Në fund të fundit

çfarë u duhet juve se ku kam punuar e ku punoj unë? Çfarë të

reje u sjell unë, duke ua numëruar të gjitha gjërat një për një?

Në fund të fundit, këtë tablo të punës së gruas a nuk e keni të

gjithë në shtëpi, a nuk e shihni si shkon pa gdhirë e lodhur nga

gjumi i pakët dhe si kthehet e këputur si filiz i njomë mbi divan?

Gratë janë shpinë këputura e punëpadukura.

Këtë, pikërisht KËTË, e kanë kuptuar zonjat dhe nuk na

japin as IKA, as leje vjetore, as leje për ditët e shënuara fetare

që grekët i kanë me aq bollëk sa na dhemb kurrizi kur kemi për

të shtruar trapeza, dhe as dhoro, siç jemi mësuar tashmë t’i

themi dhuratës edhe kur shkojmë në Shqipëri e njerëzit na

shohin me kërshëri se çfarë fshehim pas asaj fjale...

...Sot ka grevë. Janë në grevë shoferët e autobusëve, të

trolejbusave, trameve, trenave, metrosë. Vetëm taksixhinjtë nuk

janë në grevë. Përveç parave që u marrin hallexhinjëve që janë

të detyruar të udhëtojnë me to që të mos humbasin vendin e

punës, në xham, që të duket si nga brenda, ashtu edhe nga

jashtë, kanë vënë një lajmërim me shkronja kompjuterike dhe

me ngjyra ku të thonë se, përveç euros së parë, sapo hyp në

makinë, përveç eurove që numëron sahati që nuk ecën, por

vrapon, duhet të paguash edhe një euro si “dhuratë për

Krishtlindjet”. Se nga e kanë sajuar këtë rregull askush nuk ta

thotë, ashtu si nuk ta thotë se pse ne, “inxhinierëve të

pastrimit”, ne që përcjellim nëpër duart tona higjienën dhe

pastërtinë e familjeve greke, që mbajmë pleq e plaka ulokë, që

rrisim me dashuri nëne fëmijët e zonjave që shëtisin

supermarketeve luksoze e buzuqeve, që nuk mungojnë t’i

hedhin mbi pjatancë bakshishe kamarierëve e hotelierëve, nuk

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!