02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NJË DHËMBJE NGA DHEMBJET

E KURBETIT

Çdo pesë minuta, në stacionin skajor të Kifisias, urbani

elektrik çan barkun duke derdhur në shesh, pa kujdes, në

rrëmujë, një mizëri njerëzish. Të moshave të ndryshme, të

sekseve të ndryshme. Të veshur me rroba të punës… Secili

nxiton me këmbë dhe vrapon me mend. Ka ardhë nga Pireu,

Neo Kosmos, Omonia, Patisia… nga një cep i Athinës në tjetrin.

Ka udhëtuar nga një botë e zhurmshme, nga rrugë e rrugica

ku pallatet rrinë në qafë të njëri-tjetrit e makinat e vogla nuk

kanë vend ku të qëndrojnë, në një botë më të gjerë, me gjelbërim

e lule, me vila që nuk i kalojnë të tre katet e garazhe barkgjerë,

ku lëvrijnë makina të prodhimeve të fundit.

Në sheshin para trenit taksixhinjtë kapin qiellin me ftesat

e tyre për udhëtime drejt Kefalarit, Ekalit, Agios Stefanos…

Në barkun e vogël të taksive ulen një nga një gra e vajza,

“shërbëtore të dorës së parë“, të cilat me një greqishte me theks

nga lindja e largme apo lindja sllave, tregojnë adresa lagjesh e

vilash të pasura.

Më tej një radhë autobusësh të vegjël, dymbëdhjetë

vendësh, të ulur e tre herë më shumë në këmbë, mbushin

barkun me shërbëtorë të dorës së dytë. Në orët pik të mëngjesit

barku i autobusëve i ngjan barkut të një kutie sardeleje, ku

vetëm ajri bën diferencë midis qenieve. Shoferët e autobusëve

nuk bërtasin. Ulur në ndenjësen para timonit ata presin minutën

kur duhet të shtypin butonin e nisen drejt Melisias, Politias,

196

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!