02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

T’U NGJATTË JETA GJERGJ XEKA!

Nuk e di pse zilja e telefonit m’u duk e veçantë, me tjetër

timbër, me një jehonë të largët. Ndoshta se e kisha futur thellë

xhepit, si ta kisha futur në një galeri të thellë, ndoshta...

Edhe zëri n’anën tjetër m’u duk i veçantë. Ai ma përmendi

emrin me të tëra rrokjet e tij të shumta, si një njeri i shtëpisë,

njeri që ishte rritur në të njëjtën lëndinë jete. Ai këmbëngulte

që unë, vetëm nga notat e zërit, ta njihja se kush ishte. Unë

bridhja rrugicave e rrugëve të jetës. E kërkoja, por se gjeja dot.

E kapja, por më rrëshqiste duarsh, siç rrëshqet zogu e hidhet

duke cicëritur qiellit të kthjellët. U dorëzova...

- Jam Gjergj Xeka - tha dhe heshti.

Atë çast mendja mori malet. Nuk e di nëse teknika do ta

arrijnë ndonjëherë shpejtësinë e mendjes. Nuk e besoj. As

Naimi i madh i emigrimit fizik dhe poetik shqiptar kur thoshte

“ Më le këtu tek jam mua dhe me vrap e dëshirë, vjen në viset

e tua...” nuk e besoj të ketë udhëtuar kaq shpejt, kaq larg, thellë

e larg sa në atë çast udhëtova unë. Gjergj Xeka më kishte marrë

e më kishte çuar, në të miliontën e sekondës, maleve të Bulqizës,

më kishte zbritur në nivelin e dhjetë të Pusit nr.2, më kishte

futur labirinteve të zonës D, më kishte ngjitur në Dhoks e Batër

të Martaneshit, më kishte ulë në lëndinat e gjelbërta të Tërnovës,

nën të cilat nxirrej krom...

- Më ka marrë malli, më tha, dua të takohemi dhe të

përqafohemi.

- Edhe mua më ka marrë malli shumë. E dëshiroj këtë takim

190

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!