02.02.2013 Views

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

Njerëz që i dua - Gazeta Kritika

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fytyrës një çehre të ngrysur. Kur mbyllte sytë unë ia lëshoja

krejt vendin dhe ulesha pranë Gonit, i cili atë ditë ishte i vetëm

në timon...

E ndjeja se diçka kishte në brendësi të atij njeriu,

hamendësoja mal më mal e fushë më fushë, e pyesja dhe merrja

ose heshtje ose ndonjë përgjigje që kishte brenda një farë

hermetizmi, një farë ndrojtje se po të çelej, diçka do t’i ndodhte.

Diku, kur autobusi mori të rrokullisë gomat në përdredhjet

e Vjosës, kur dielli kishte hequr tërë vellon e lumit, duke nxjerrë

në pah si shenjat e llumit mbi toka gjatë tejmbushjeve të ditëve

të dimrit, ashtu edhe kaltërsinë e ujit në një ditë prilli pa shi, ai

lëvizi nga vendi dhe u pamë sy në sy. Ndjeva se diçka kishte

ndodhur në jetën e tij, diçka që ia kishte ngrirë buzëqeshjen

dhe ia kishte prishur ëndërrat e jetës. Ndjeva se po çelej e po

lëpinte plagën e jetës, për ta ruajtur nga ndonjë infeksion i ri.

Porta e hekurt e kujtesës kërkëlliu mentesheve të ndryshkura

dhe u hap. U hap aq sa mund të futet një fëmijë skiç, aq sa të

dëgjohej një zë i përcjellë nga jehonat mal pas mali kur shuhet,

kur bie në fushë…

Kur e pashë tërësisht në dritë tek gjerbte kafen në Greshicë

të Mallakastrës, me mendje i dhashë moshën time apo disa

vite poshtë saj. Më tha se ishte 49 vjeç dhe se kishte lindur kur

unë filloja shkollën e mesme. Ishte i formuar si njeri, me dijen

dhe kulturën e dy universiteteve të kohës së kaluar, asaj kohe

që dikush e quan koha e diktaturës dhe dikush tjetër koha e

Enverit. Kishte punuar në kohën e parë si ekonomist dhe kishte

fituar përvojën e një njeriu të punës së ndershme. Në kohën e

dytë ishte marrë me tregti. Qënia i majtë në mendim e kishte

rrënuar. Tërë djersa dhe mundi i vet, i gruas, dy vajzave dhe

djalit, ishte shuar. Nuk kishin qenë pak, por dyqind milionë.

Kjo e kishte bërë që të rrëmbente familjen e të zbriste në brigjet

e Kretës për të punuar si bojaxhi…

“Të dyqind milionët i kam harruar”, - më tha dhe ofshani,

si të nxirrte nga vetja tymin e një zjarri që e digjte ditë për

ditë…

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!